E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Rama komentojne per zgjedhjet vendore

Qeveria dhe opozita komentuan ne menyra te ndryshme rezultatet e pjesshme per zgjedhjet vendore. Kryeministri Berisha pohoi sot se opozita ka marre votat per te menaxhuar qytetet me te medha te vendit. Ndersa kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pranoi se fitorja e tij mund te jete e vogel.

Kur ende nuk ka dale rezultati perfundimtar per bashkine e kryeqytetit dhe kur shumica e Shqiperise ka mbaruar numerimin e votave kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se pjesemarrja e madhe dhe e kulturuar e qytetareve ne zgjedhje tregoi se ata votuan per projektin europian te vendit te tyre.

Qytetaret shqiptare i kane besuar administrimin qeverisjen e qendrave me te medha urbane te vendit opozites. Presim rezultatin e Tiranes. Pres rezultatin perfundimtar dhe shpalljen e tij per te uruar fituesin. Shpreh gadishmerine dhe vendosmerine e qeverise per nje bashkepunim dhe dinjitet ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare - tha zoti Berisha.

Ndersa kryetari i partise socialiste Edi Rama tha se megjithe vonesat dhe problemet e administrimit te procesit priste nje fitore te opozites edhe ne Tirane ku ai kandidon per here te katert.

Kete here do te kemi nje rezultat te pazakonte pra te ngushte per aresye qe do tua shpjegojme me kohe qytetareve. Por kjo eshte padyshim fitorja me e bukur ne radhen e kater fitoreve sepse eshte nje fitore e qytetareve qe me pjesemarrjen e tyre massive bllokuan nje skeme te miremenduar deformimi te vullnetit sovran te popullit te kryeqytetit - tha zoti Rama.

Drejtuesit e dy partive kryesore konkurruese kane dhene komente te pakta dhe jane shfaqur rralle ne publik. Megjithate ata jane perpjekur te shfaqen te qete njeri duke vijuar veprimtarite e zakonshme qeveritare ndersa tjetri duke paraqitur tek selia e opozites fituesit e zonave te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›