Berisha per rezultatin Fituam voten politike

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka fituar votën politike të shqiptarëve. Ne mbledhjen e pare te qeverise pas zgjedhjeve vendore kreu i ekzekutivit theksoi se shumica e qendrave më të mëdha në vend ia kanë besuar administrimin opozitës por votën politike për siglat e partive e ka marrë mazhoranca.
“Në fletët e votimit ka pasur edhe një votë politike, aq sa janë politike simbolet e partive. Logot politike të këtij koalicioni janë sot në një avantazh mbi 6%. Kjo votë politike përbën jo vetëm një rifreskim të mbështetjes së fuqishme të shqiptarëve për mazhorancën, por kjo përbën dhe një garanci për një fitore të shkëlqyer të kësaj maxhorance në vitin 2013”- tha Berisha.
Me tej kreu i qeverise komentoi dhe garën për Tiranën ndersa u shpreh se procesi numërimit të votave po zhvillohet në mënyrë korrekte.
“Këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë me qartësinë e dritës së diellit, se në këtë vend çdo votë numërohet më me përgjegjësi më me saktësi se në çdo vend tjetër. Ndiqeni garën për Tiranën. Pavarësisht nga rivalitetet, pavarësisht nga kundërshtirat, pavarësisht nga të gjitha, secili nga kandidatët e ka të qartë dhe është I bindur se vota e tij po numërohet në mënyrën më korrekte dhe kjo është një arritje e demokracisë shqiptare”- tha Berisha.
Ne mbyllje kreu i ekzekutivit tha se fituesi do te marre pergezimet e tij por edhe te kabinetit qeveritar. “Pres rezultatin përfundimtar dhe shpalljen për të uruar fituesin. Shpreh vendosmërinë dhe gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim dhe partneritet në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”- përfundoi Berisha.
Julian Kasapi