E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunderpergjigjet PD PS po perpiqet te prishe procesin

"Në vend që të dëgjojnë me qetësi zërin e qytetarëve, Edi Rama po përpiqet të prishë procesin përmes presionit dhe kërcënimit ndaj numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve duke hedhur akuza të pabaza me një gjuhë prej talebani.

Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi demokracinë sepse ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve. Sot, sytë e qindra vëzhguesve dhe mediave ndërkombëtare janë fokusuar te zgjedhjet në Shqipëri. Reputacioni i vendit dhe e ardhmja europiane e tij varet nga ajo që ata do të shikojnë dhe dëgjojnë në orët në vazhdim.

Suksesi i demokracisë në një garë kaq të ngushtë provon kredencialet e vendit tonë. Kjo mundësi nuk duhet të humbasë nga disa mollë të kalbura në kurriz të shumicës së qytetarëve shqiptarë kur bëhet fjalë për integrimin e vendit dhe zërin qytetar"-tha deputeti i PD-së, Gert Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›