Kosove Reagime pas perplasjeve te dhunshme ne Prishtine

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha sot se institucionet jane vendi ku duhet te zgjidhen te gjitha problemet dhe jo rruga. Ajo i beri keto komente nje dite pas perplasjeve te dhunshme ne Prishtine ndermjet policise dhe grupeve te protestuesve qe po kundershtonin viziten e shefit te delegacionit serb ne bisedimet me Kosoven Borko Stefanovic. Presidentja Jahjaga tha se Kosova po e nderton demokracine dhe po nxite te drejtat dhe lirite qytetare por ndonjehere nuk po arrin ate qe deshiron ne keto procese.
Per mua si Presidente e vendit me dhemb kur edhe sot djem dhe vashat e Kosoves dalin neper rruge per te demonstruar per synimet e veta politike apo per te paraqitur ndonje kerkese apo per te parashtruar ndonje brenge. Gjithashtu eshte e dhimbshme qe ne anen tjeter i kemi policet tane te Kosoves qe mbrojne rendin dhe ligjin. Nuk eshte e mire per askend qe ne nuk kemi krijuar mekanizma te marreveshjes nuk kemi krijuar rrethana qe jo rruga por institucionet jane vendi ku gjendet zgjidhja - tha presidentja Jahjaga.
Zhvillimet e djeshme qe lane pas vetes 21 te plagosur nga radhet e protestuesve te levizjes Vetevendosje dhe policise se Kosoves nxiti qendrime te ndryshme te qeverise e cila e denoi dhunen e protestuesve dhe te levizjes Vetevendosje e cila akuzoi qeverine per lejimin e vizites se krye negociatorit serb. Shefja e delegacionit te Kosoves ne keto bisedime Edita Tahiri tha se kjo vizite ishte edhe rrjedhoje e keshillimeve te miqve nderkombetare. Ajo tha se kjo vizite eshte nje shenje se mbase Serbia po e njeh realitetin ne Kosoves. Nje realitet ajo e cilesoi edhe reagimin e protestuesve.
Sepse reagimi i djeshem i qytetareve te Kosoves ishte reagim ndaj gjenocidit qe Serbia e ka bere ketu gjate luftes. Une mendoj se ky ka qene nje mesazh edhe per vet zotin Stefanovic per Serbine por edhe per boten qe kur behet nje gjenocid nuk harrohet kurre. Mundet qe shteti dhe populli te merr vendim qe te shikoj perpara por historia nuk harrohet - tha zonja Tahiri.
Bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise qe filluan me tete mars te ketij viti te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian do te vazhdojne me 17 dhe 18 maj dhe kesaj radhe ne tryezen e bisedime do te shtrohet edhe ceshtja e personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove. Pajazit Nushi i cili do te drejtoje grupin punues teknik per kete ceshtje tha se keto bisedime synojne te pershpejtojne procesin e ndricimit te fatit te rreth 1 mije e 800 personave.
Ndermjetesimi i Bashkimit Evropian ne gjetjen e varrezave te reja sikurse edhe ne identifikimin e mbetjeve mortore te cilat per nje kohe te gjate jane ne institucionet tona qofte ne Prishtine ose ne Bosnje ky proces do te pershpejtohet ndonese eshte shume i nderlikuar dhe eshte shume me i nderlikuar sepse nuk jemi ne gjendje edhe ne te paramendojme - tha zoti Nushi.
eshtja e te zhdukurve eshte pjese e raportit te organizates Amnesty International e cila ne raportin e fundit nenvizon se Kosova dhe Serbia kane bere pak perparim ne zbardhjen e fatit te atyre qe llogariten sit e zhdukur qe nga lufta e vitit 1999.