E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ti hiqet imuniteti Pangos

Tiranë-Në nisje të seancës parlamentare, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe deklaroi se Parlamenti duhet të heqë menjëherë mandatin e deputetit Ylli Pango, i shkarkuar mbrëmjen e shkuar nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Gjithashtu, ai i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet për këtë rast.

“Unë nuk mund të ndajë të njëjtën sallë me deputetin Pango”-theksoi Braçe për news 24, teksa ka shtuar se ajo çfarë kanë parë shqiptarët dje, ka të bëjë me qeverisjen, dhe jo vetëm me ministrin Pango. Sipas Braçes, kjo tregon qartë mënyrën e rekrutimit të punonjësve në administratën publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›