Udhetonte me Passat, i shkakton vdekjen kalimtarit

Tiranë, 5 mars, 12:02, NOA – Forcat e Policisë kanë arrestuar 22 vjeçarin Renato Yzo
për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal pasi në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volsvagen Passat”, me targa MRH 2412, ka aksidentuar këmbësorin Qerim Luli, i cili është dërguar menjëherë në spital por më pas ka gjetur vdekjen.
n.e/NOA