OSBE: Thirrje shqiptarëve për të aplikuar për letërnjoftimet
Me gjithë se në Shqipëri, procesi i aplikimit për kartat e identitetit, po ecën me ritme tepër të avashta, për shkak të problemeve në sistemin e kompjuterëve, kreu i OSBE, Robert Bosch u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë për pajisjen me letërnjoftimin elektronik. Pajisjen e qytetarëve me këtë letërnjoftim të ri, Bosch e sheh si një ndër kushtet thelbësore të zgjedhjeve të lira në 28 Qershor.
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, gjatë vizitës së tij, në njësinë Bashkiake numër 7, të Tiranës, u bëri thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, që të aplikojnë për t'u pajisur me letërnjoftimin elektronik, për të pasur zgjedhje të lira në 28 qershor. "Të votuarit është detyrë e një qytetari të një vendi demokratik gjatë vizitës së tij në Njësinë Bashkiake Nr. 7", u shpreh ambasadori Bosch. Ndër të tjera ai theksoi se OSBE është e interesuar për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të mira, dhe vlerësoi ecurinë e procesit, por veçoi faktin se edhe personat që kanë pasaporta duhet të aplikojnë. Në këtë njësi me rreth 63 mijë zgjedhës, kanë tërhequr deri tani letërnjoftimet elektronike mbi 2000 prej tyre dhe procesi vazhdon normalisht. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë edhe një kusht i rëndësishëm për integritetin e vendit. Ky është kushti themelor që kanë vënë ndërkombëtarët për statusin e vendit kandidat në BE që duhet të bëhet pas zgjedhjeve.