Vasili: Dënojmë perversitetin politik të Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot pas largimit të tre këshilltarëve të kësaj force politike. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Petrit Vasili Rama po blen individë të dobët dhe që nuk përfaqësojnë asgjë për këtë parti. LSI-ja dënon perversitetin politik të Ramës sepse ai po bën politikën e Berishës. Vasili gjithashtu u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë opozitare ku ka prurje. Tre këshilltarët janë larguar nga LSI-ja kanë preferuar që për zgjedhjet e Qershorti t'i përkasin grupimit të majtë, konkretisht Partisë Socialiste