E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Keshilli i Ministrave po nxjerr udhezime antikushtetuese

Tiranë, 5 mars, 12:25, NOA – “Udhëzimet e fundit të administrimit tatimor konfirmojnë shqetësimet e përsërituara të Partisë Socialiste se qeveria e paaftë e Sali Berishës nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur një nga parimet themelore të administrimit fiskal – atë të parashikueshmërisë”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë dje nga sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja.

Sipas tij, ministri i Financave miraton fillimisht udhëzimin nr.17 “Për formatin e formularit dhe deklarimit të pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël”.

“Ky udhëzim hyn në fuqi të nesërmen, në datën 20 shkurt, duke mos i lënë kohë subjekteve të interesuara të njihen me përmbajtjen dhe të përgatiten për zbatimin e tij. Udhëzimi është në zbatim të një ligji të miratuar që në maj 2008. Stafit të Ministrisë së Financave iu deshën 9 muaj për të bërë gati udhëzimin, ndërsa tatimpaguesve nuk u lihet asnjë ditë për t’u njohur me udhëzimin”, tha Beqja.

“Partia Socialiste garanton të gjithë individët dhe sipërmarrjet se me ardhjen e saj në pushtet do të përfundojë sjellja abuzive në administrimin tatimor, do të nxitet vetëdeklarimi, do të ç’instalohet sistemi i referencave, do të garantohet rimbursimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar”, përfundoi ai.

n.e/NOA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›