E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arka e shtetit planifikohet deri me 2010

Nga Blerina Hoxha
Institucionet, grupet e interesit dhe qytetaret e thjeshte kane tashme nje document, nepermjet, te cilit kane mundesi te informohen se si do te ece buxheti i shtetit deri ne vitin 2010. Parashikimet jane shpallur keto dite ne Programin Fiskal dhe Ekonomik Aafatmesem te publikuar nga Ministria e Financave, sipas te cilit ekonomia vendase pritet te udhetoje ne te njejtat shina, si ne keto dy vitet e fundit.
Rritja e ekonomike parashikohet te 6 per qind per tre vitet e ardhshme, inflacioni 3 per qind, deficiti buxhetor jo me shume se 3.5 per qind ne periudhen afatmesme. Stabiliteti makroekonomik, sipas parashikimeve me te fundit nuk do te cenohet nga kriza e rende energjitike pasi ritmet e rritjes ekonomike do te jene te larta dhe inflacioni pritet te luhatet ne intervalin 3 plus minus 1 pike. Zbatimi i buxhetit ne tre vitet e ardhshme do te kete te vecanta reformat ligjore qe kane te bejne me hartimin e ligjit te ri organik mbi te cilin harrtohet buxheti, nderkohe qe jane parashikuar nje sere ligjesh qe kane qellim permiresimin e grumbullimit te te ardhurave dhe rritjes se eficences dhe shpenzimeve. Te ardhurat totale te buxhetit ne fund te vitit 2010 pritet te jene 27.3 per qind e Prodhimit te Pergjithshem Bruto nga 26.3 per qind qe pritet te jene arrijne vitin qe vjen. Shpenzimet buxhetore pritet te arrijne 30.9 per qind, nga 34.3 per qind qe jane parashikuar ne 2008. Totali i borxhit te jashtem dhe te brendshem pritet te arrije ne 52.38 per qind nga me shume se 53 per qind qe pritet te arrije ne fund te ketij viti. Qe nga viti 2006, vendet kandidate potenciale per anetaresim ne Bashkimin Evropian, nder te cilet edhe Shqiperia, ne kuadrin e programit te bashkepunimit ekonomik te thelluar me Bashkimin Evropian prezantojne nje Program Ekonomik e Fiskal afatmesem. Ky Program eshte nje nga dokumentet me te rendesishem qe perfshin formulimin e politikave ekonomike, fiskale dhe reformave strukturore ne terma afat-mesem, dhe pergatit kapacitetet institucionale dhe analitike per pjesemarrjen ne procedurat mbikeqyrjes ekonomike e monetare te Bashkimit Evropian. Edhe kete vit, ne letren e dates 27 qershor 2007 te Komisionit Evropian, pala komunitare ka kerkuar vazhdimin e procesit te nisur me hartimin e Programit Ekonomik e Fiskal (PEF) afat-mesem 2007-2010, duke e konsideruar kete eksperience si nje platforme per dialog. Shqiperia merr keshtu pjese per here te dyte ne Programin e Bashkepunimit Ekonomik te thelluar me Bashkimin Europian dhe ne kuadrin e ketij bashkepunimi Shqiperia duhet t’i paraqese Komisionit Europian cdo vit, kete Program afatmesem. Programi Ekonomik e Fiskal (PFE) 2007 eshte nje dokument i pergatitur nga Qeveria Shqiptare, i cili paraqet nje vleresim te situates ekonomike dhe financiare te Shqiperise dhe te efikasitetit te reformave ekonomike e fiskale te ndermarra gjate vitit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›