“Antiamerikanizmi” virtual dhe proamerikanizmi real i PS
Bardha Barjaba
Gjate historise se saj mbi 15-vjecare, PS ka marre nga kundershtaret dhe rivalet e saj politike etiketime te shumta. Ish-komuniste, te lidhur me regjimin e meparshem, nostalgjike, konservatore etj, jane disa nga epitetet qe jane bere perpjekje t'i bashke ngjiten kesaj partie te re dhe moderne. Keto interpretime qe i behen PS nga pozitat ideologjike tregojne ne fakt ideologjizimin ekstrem te kundershtareve te saj. Se PS eshte larguar me kohe nga skemat e vjetra tradicionale ideologjike. Ajo eshte afishuar e kristalizuar si nje parti moderne, me nje profil te spikatur socialdemokrat evropian.
Pikerisht ne kete profil evropianist te PS e ka zanafillen nje tjeter akuze qesharake, qe i behet kesaj partie: antiamerikanizmi. Kundershtare te regjur, rivale, ithtare e nostalgjike te skemave te vjetra te luftes se ftohte, analiste te siperfaqshem, delirante, ndonjehere edhe ndonje personalitet politik apo mediatik, nuk kane munguar ta pershkruajne PS si nje strehe antiamerikanizmi. Akuzat qe i be behen PS per antiamerikanizem jane te vjetra. Shpeshhere ato jane kombinuar me seri sulmesh te pabazuara kunder lidershipit te saj. Sot antiamerikanzimi i PS perpiqet te bashke ngjitet me antiamerikanizmin e liderit te saj te ri, Edi Rama. Ajo qe te ngjall habi eshte menyra se si kundershtaret politike argumentojne antiamerikanizmin e PS: mbeshtetje ne qendrime inerte dhe interpretime dogmatike e arkaike, pa parashtruar argumente realiste nga programi, veprimtaria dhe kontributi i PS ne zhvillimet e Shqiperise dhe rajonit gjate 15 vjeteve te historise se saj. Vetem duke analizuar idete dhe qendrimet programore mund te konkludohet, nese PS eshte apo jo nje strehe antiamerikanizmi? Por akuzuesit nuk e kane hallin te e verteta, por te qellimi qe te stigmatizojne PS dhe Edi Ramen si antiamerikane, duke mos perdorur argumente, por thjesht hamendje te lajthitura. Duke harruar se te akuzosh nje parti shqiptare, si antiamerikane, fyen ne radhe te pare kombin shqiptar, shtetin shqiptar dhe vlerat shqiptare. Akuza per antiamerikanizem eshte perpjekja e fundit e deshtuar e kundershtareve te PS dhe interpreteve te tyre, per te kompromentuar energjine, dinamizmin dhe perspektiven e kesaj force politike moderne.
Nje nga argumentet kryesore qe shpreh “antiamerikanizmin” e PS eshte, sipas partizaneve te kesaj teze, degradimi qe Edi Rama u perpoq te ndermarre ndaj Presidentit Bush, duke sajuar lajmin e vjedhjes se ores se tij ne Fushe Kruje. Kjo histori paraqitet jo sikur te ishte pjelle e nje fantazie te ulet e banale, por sikur te ishte nje ngjarje e faktua! Cuditerisht, permendet nje thashethem kunder Rames, pa paraqitur asnje detaj e fakt, nese vertet ai e ka realizuar ate histori! Vertet, aq naiv eshte opinioni publik sa te pranoje sensacione qe fyejne ndjenjat dhe integritetin moral dhe politik te shqiptareve?!
Arsyeja tjeter madhore, qe shpreh “antiamerikanizmin” e PS, eshte fakti se nje pjese e lidereve te saj historike dhe themelues jane shprehur ne debatin e brendshem ne PS pro Edi Rames. Meqe ata shiten per “antiamerikane”, duke qene te tille, detyrimisht simpatizojne “antiamerikanin” tjeter Rama. Po ku qendron antiamerikanizmi i lidereve themelues te PS? Asnje argument nuk jepet, me perjashtim te gojedhenave e historive te sajuara ose paragjykimeve tipike provinciale. Nuk eshte as e drejte e as e moralshme qe lideret themelues te PS te piketohen si antiamerikane, thjesht sepse dikur kane qene punonjes, profesore te se drejtues ne kohe n e regjimit komunist. Kjo sepse shumica e shqiptareve kane qene te punesuar ne nje pune apo nje tjeter gjate atij regjimi. Dhe sipas kesaj logjike, cdo shqiptar qe ka punuar duhet te jete antiamerikan. Mbeshtetja e shumices se lidershipit kolektiv te PS ndaj Edi Rames buron nga vleresimi per kursin e tij politik. Prandaj nuk eshte e moralshme te aludohet me ndjenja inekzistente antiamerikanizmi, te cilat kane per qellim njollosjen e padrejte te PS.
Ne qendrimet e saj proamerikane PS dhe lidershipi i saj respektojne zgjedhjen qe ka bere populli shqiptar ne qendrimin ndaj ShBA. Socialistet, si shprehes te interesave popullore, jane po aq proamerikane sa jane te gjithe shqiptaret. Ne mos me shume. Gjate viteve te qeverisjes se saj, PS kontribuoi realisht ne rindertimin e marredhenieve dhe bashkepunimit shqiptaro-amerikan, duke i vendosur keto marredhenie ne nje piste te re partneriteti e zhvillimi.
Nje tjeter argument, qe perdoret per te justifikuar «antiamerikanizmin» e PS, eshte origjina e saj. Por duhet te themi se pavaresisht kesaj origjine, PS i eshte nenshtruar nje procesi te thelle reformimi, emancipimi dhe modernizimi, sa idete dhe praktikat komuniste jane per kete parti me te papranueshme se per cdo parti tjeter ne tregun politik ne Shqiperi.
Ithtaret e antiamerikanizmit te PS nuk mjaftohen vetem me etiketimin e themeluesve, por edhe piketojne te gjithe te rinjte ne PS si antiamerikane. Te rinjte, qe po kontribuojne ne PS vitet e fundit, shpesh jane etiketuar si femije e niper komunistesh. Kjo akuze mund te ndikonte publikun ne fillim te viteve 90, por jo ne fund te 2007. Se pari, nuk besoj se te rinjte qe i jane bashkuar PS keto dy vitet e fundit jane te gjithe femije ish-komunistesh. Por edhe sikur dikush prej tyre te ishte, mos valle kjo automatikisht do te perkthehej se dhe ata vete jane komuniste e antiamerikane? Deshiroj te siguroj lexuesin dhe publikun, se askush prej te rinjve te AK nuk mbart dhe as shpreh qendrime antiamerikane. Kam pasur shansin te njihem me anetaret ne moshe te re te AK te PS dhe nga bisedat qe kam zhvilluar me ta kam dalluar qarte prirjet e tyre demokratike, properendimore e proamerikane. Anetaret e rinj te AK jane individe shume cilesore, te orientuar qartas drejt Perendimit, e per me teper te motivuar per ta cuar Shqiperine ne BE dhe NATO. Nje pjese e tyre jane diplomuar ne universitete amerikane. Per rrjedhoje, ata jane pergatitur si misherues e transmetues te kultures e vlerave amerikane. Interpretimi i prurjeve te reja intelektuale e kulturore ne forumet e PS si antiamerikane synon te kompromentoje prirjet modernizuese dhe reformuese te kesaj partie. Jo antiamerikanizmi, por proamerikanizmi jane tendenca e sotme e zhvillimeve ne PS.
Qendrimet e njohura proamerikane te PS nuk vijne ndesh me profilin e saj, si nje parti socialdemokrate evropiane. Gjate viteve te qeverisjes, te cilat perbejne rreth gjysmen e moshes se saj te re, PS ka adaptuar e zbatuar politika e qendrime kombetare, rajonale dhe nderkombetare, te cilat kane qene sa proamerikane, aq edhe proevropiane. Shqiperia, ne vizionin dhe programin politik e qeverises te PS, perben nje shembull tipik te energjise funksionale midis amerikanizimit dhe evropianizimit. Per ne eshte e qarte se globalizimi eshte zhvillimi i kombinuar dhe i integruar i prirjeve amerikanizuese dhe evropianizuese.
(Autorja eshte anetare e Asamblese Kombetare te PS)