E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Zoti ministër, kush po vret në Tiranë?

Share

Arkiv

Pas vrasjeve të rënda të ndodhura dje në Tiranë, të cilat janë paraprirë edhe nga disa të tjera, deputeti socialist, Erion Braçe, është shprehur se ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, duhet të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi. Gjithashtu, sipas Braçes, duhet të përgjigjet edhe kryebashkiaku Basha, duke qenë se emërimet në Policinë e Tiranës janë bërë pikërisht nga ky i fundit, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Kur vriten dy persona, posaçërisht gra dhe plagoset dhe një i tretë mu në mes të lagjeve më të banuara të kryeqytetit, çdo të thotë? Ngjarjet dje në mbrëmje u paraprinë nga vjedhje bankash një ditë më parë! Por, ngjarjet janë paraprirë nga një zinxhir i gjatë vrasjesh mafioze pa autorë javë e muaj më parë! Kush po vret në Tiranë, zoti ministër?! Po ti kryetar i Bashkisë së Tiranës që u premtove tiranasve forcim të rendit publik, ku e ke fshehur kokën tënde boshe dhe të lyer me xhel e xhelatinë? Të gjithë drejtuesit e Policisë së Tiranës janë ende atë që emërove ti si ministër i Brendshëm dhe u përfshinë gjerësisht në fushatë elektorale për ty. Po këtë gangsterin, policin që rreh gra dhe ruan çmimet e gjelave, ku e ke?, shprehet në reagimin e tij deputeti socialist.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›