E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon sërish prokurorinë për burgosjen e Ndrea Prendit edhe pse prova e re është gozhduese

Share

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e re të prokurorisë për të mbajtur në burg Ndrea Prendin, komandantin e Gardës. Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj dhe për manipulim të provave. Prokuroria e kishte kërkuar ndryshimin e masës së arrestit për shkak se ka siguruar një provë të fortë për ta mbajtur Prendin në burg. Kështu raportohet nga disa të përditshme se prokuroria tani ka në dorë aktin që tregon se pistoleta që ka qëlluar mbi Myrtajn është tërhequr nga Prendi mëngjesin e 21 janarit 2011. Por edhe pse prova është e fortë, Gjykata e Tiranës nuk e mori parasysh për shkak se kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. Sipas Gjykatës së Tiranës, ata nuk mund të vendosin sa kohë që është Gjykata e Apelit që po e trajton këtë çështje. Prokuroria e pati çuar çështjen në Gjykatën e Apelit pasi gjykatësi Shkëlqim Mustafa nuk i quajti të forta provat e prokurorisë për të lënë në burg Ndrea Prendin. Por në dosje mungonte ky akt që tregon se pistoleta është tërhequr nga Prendi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›