Braçe i përgjigjet Majkos: Largimi i Berishës nuk është bast, është interes kombëtar
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i është përgjigjur një tjetër zyrtari të PS, Pandeli Majko, që në një intervistë për median kosovare deklaroi se largimi i Sali Berishës është basti i madh i Edi Ramës.
Largimi i Sali Berishës nga shteti nuk është bast!
Largimi i Slai Berishës nga shteti është interes kombëtar!
Largimi i Sali Berishës nga shteti-kujdes, ky nuk është pushtet politik i përkohshëm, nuk mund te jete bast! I kërkujt!
Largimi i Sali Berishës nga shteti është interes kombëtar!
Jam munduar gjatë këtyre muajve të fundit tu dëshmoj me prova e fakte,se Sali Berisha po shet atdheun. Për shkak të korrupsionit po e po. Por edhe duke cenuar rëndë interesat kombëtare nder shqiptare.
Ato janë të shenjta. Po të kujtoj se janë ndërtuar me mund e gjak në çdo vit të 100 viteve të shtetit tone. Për to nuk vihet bast!
Për këtë arsye largimi i Sali Berishës nga shteti është interes kombëtar; siç ishte interes kombëtar largimi i Zogut -dy herë; largimi i pushtuesve fashiste, nazistë me pas; largimi i diktaturës më pas!
Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi nuk vjen si produkt i një basti, por si nevojë e çdo shqiptari për një të ardhme tjetër, të ndryshme shumë nga e tashmja që po i lë edhe pa atdhe, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.