E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika, hipokrizia me drejtësinë

Share

Do të ndryshojë sërish Kushtetuta? Do të kufizohet imuniteti për njerëzit e politikës dhe gjyqtarët, dy pushtetet që kanë besimin më minimal të publikut? Ligjvënësit betohen: Po! Tradita dhe çfarë ka ndodhur në këto vitet e fundit e mohon këtë betim. Gjithë tentativat për të bërë reforma në drejtësi dhe gjithë dështimet e një klase politike që ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë

Nga Lorenc Vangjeli

Revista JAVA

Ka një poezi të hershme të fillimit të shekullit të kaluar poeti komunist sovjetik Majakovski, në të cilën flitet për një mbledhje që do ti jepte fund të gjitha mbledhjeve. Duke e perifrazuar atë poezi, në Shqipërinë e sotme, ja vlen të flitet për një reformë përfundimtare që do tu jepte fund të gjitha reformave. Kësaj vere të nxehtë është në modë të flitet për reformën në institucionin e imuniteteve. Për njerëzit e politikës dhe ata të drejtësisë. Dy llojet e pushtetit që normalisht e kanë marrë në qafë këtë vend, dy pushtete të cilat kanë shkallën më të ulët të besimit të publikut. Prej disa ditësh, politika po e tregton idenë e kufizimit deri dhe shuarjes së imunitetit të politikanëve dhe gjyqtarëve, si mjetin e parë dhe të vetëm në luftë kundër korrupsionit, i cili në këto nivele, siç tashmë janë të bindur të gjithë, lulëzojnë në kulturën e mosndëshkimit. Po a e ka seriozisht politika në përgjithësi një nismë të tillë? Dhe kryesisht, e ka seriozisht flamurtari i zakonshëm i iniciativave të tilla, doktor Berisha këtë ngjyrë flamuri në modë që po e tund me forcë? Për përgjigjen ndaj një pyetjeje të tillë ndihmon tradita. Ajo çfarë ka ndodhur të paktën në këto shtatë vjet të qeverisjes së tij. Reforma në drejtësi dhe nevoja për ndryshime kushtetuese, janë hedhur në treg disa herë gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes së demokratëve, por ato kanë ndodhur vetëm një herë, në vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese. Ndryshime të cilave jua pa hajrin vetëm një palë, ndërsa pala tjetër është shprehur e penduar. Sepse atëherë parimi ishte i thjeshtë: fituesi në zgjedhje i merr të gjitha! Duke i dhënë madje atij edhe të drejtën që të ndikonte në parimin bazë kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Pak histori, nis me KLD-në

Pakkush mund të kujtojë se sulmi mbi KLD-në, qeverinë e gjyqësorit, shënoi në të djeshmen tentativën e parë serioze të pushtetit të sotëm për të vënë dorë në sistemin e drejtësisë. Edhe atëherë u fol gjatë për reformën në drejtësi. Në fund të vitit 2005, një projektligj të cilit ende askush nuk i ka dalë për autor, u miratua në Kuvend me votat e shumicës. Në thelb ai synonte shkrirjen e KLD-së ekzistuese dhe rikompozimin e saj me elementë të rinj nga shumica. Zhurma e madhe e krijuar atëherë, protestat zyrtare dhe jo zyrtare të partnerëve të huaj që kanë asistuar prej vitesh reformën në drejtësi, kulmuan me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi atë ligj si të pabazuar në Kushtetutë. Më pas, edhe rikompozimi i KLD-së ndodhi. Në krye të saj, në postin e nënkryetarit, që praktikisht drejton gjithë aktivitetin e institucionit që për kryetar ka Presidentin e Republikës, u vendos Kreshnik Spahiu. Atëherë, një nga njerëzit e besuar të Berishës dhe një veprimtar civil, me orientim të qartë kundër socialistëve. Në vitin 2007, me zgjedhjen e Topit nga e djathta si President, qarku u mbyll. PD kishte në dorë me njerëzit e saj qeverinë e gjyqësorit. Në të, Berisha kishte çuar avokatin e tij Neshat Fana, kurse kryetarja e Kuvendit kishte çuar një nga drejtoreshat e administratës së saj, Lefteri Lleshi. Së fundmi, Elvis Çefa u zgjodh me një votim të dyshimtë në Kuvend si anëtar i këtij institucioni, sërish si konfident i Doktorit dhe shkodran si vetë Topalli.

Viti 2008, Pakti Kombëtar për Drejtësinë

Pati një moment, në fillim të vitit 2008, kur u mendua se palët e kishin seriozisht: kështu nuk shtyhet! Duhet reformë në drejtësi! Perspektiva e anëtarësimit të vendit në NATO kishte çarmatosur gjuhën politike në Tiranë dhe ngjante se punët e mira që kërkonin bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës, ishin të garantuara. Reforma në drejtësi ishte një prej tyre. Socialistët e Ramës dhe sekretariati për Çështjet Ligjore në PS dorëzuan një draft voluminoz për ligjet që parashihej të kalonin në Kuvend. Madje edhe me kalendar përkatës. Një pjesë e tyre, madje, synonin edhe ndryshime kushtetuese, të cilat mund të miratoheshin vetëm me dy të tretat e votave në Kuvend.  Ishin dy kapituj bazë, Pakti Kombëtar për Drejtësinë dhe plani i veprimit afatshkurtër për reformën në drejtësi. Në kalendar parashihej fillimisht miratimi i ligjit për Organizimin gjyqësor, hapja e një dialogu intensiv me grupet e interesit dhe shtuar këtu, edhe angazhimin e Këshillit të Ministrave për mbështetje financiare. Në datën 10 mars ishte paraparë të hartohej në mënyrë përfundimtare dhe të nënshkruhej dokumenti i përbashkët politik për Paktin Kombëtar të Planit të Veprimit. Por gjithmonë në Shqipëri, ndodh që fishekzjarret shuhen pa u ndezur ende. U krijua një komision i përbashkët parlamentar. U zgjodh në mbledhjen e parë dhe të vetme të tij kryetari Fatos Beja dhe që atëherë, asgjë. Komisioni u shkri si kripa në ujë dhe humbi si leng pule në rërë. Në 15 mars shpërtheu Gërdeci dhe më shumë se reforma në drejtësi, në mënyrë tërësisht të papritur u vu në diskutim gjithë pushteti i demokratëve të Berishës. Edhe socialistët e harruan reformën në drejtësi dhe ai Pakt që premtonte shumëçka, u tret në harresë pa u firmosur kurrë.

NATO, ndryshimi në Kushtetutë

Vetëm pak javë pas shpërthimit në Gërdec, palët u afruan sërish në mënyrë të papritur. Duke gjykuar për një qasje të re mbi kushtetutën që ishte e vetme, por me dy synime të kundërta. Socialistët që ishin në epërsi morale dhe më pranë se kurrë me pushtetin kërkonin ndryshimin e sistemit zgjedhor, që u jepte mundësi që mbas një viti të qeverisnin të qetë, demokratët që zgjidhnin një hall të ditës duke shpresuar se do të merrnin veten mbas një viti gjatë politik në vend. Pasuan diskutime të gjata në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, por mungoi në thelb procesi në vetvete.

Aktorët e tjerë politikë dhe të grupeve të interesit, kryesisht komuniteti i juristëve, u pyetën pak ose aspak. Historinë e kishte marrë në dorë politika. Në epilogun e fundit të punës në komision, demokratët sollën amendamente të tjera kushtetuese. Kapitullin për zgjedhjen e Presidentit, për shembull. As antarët socialistë të komisionit nuk dinin, që dy kolegë të tyre negocionin fshehtas me palën tjetër. Një nga ta sot është zëvendësministër në qeverinë Berisha, tjetri që mban për emër mbiemrin e Heroit tonë Kombëtar dhe për mbiemër, fenë e pushtuesit që luftoi dikur heroi ynë Kombëtar, nuk është më pjesë e grupit të socialistëve. LSI-ja, një parti e vogël në atë kohë, por e përfaqësuar në Kuvend, ndërmorri një nismë epike grevë urie në mjediset e Kuvendit por nuk mundi të bllokojë inisiativën e dy partive të mëdha. Shqipëria kishte marrë ftesën për antarësim në NATO dhe politika ishte pothuaj në delir. Demokratët sepse po mundnin të shmangnin lëkundjet tek

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›