E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe kërcënon Fullanin: Tërhiq akuzat, ndryshe publikoj dokumentet

Tiranë- Pas deklaratave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se akuzat e deputetit Erjon Braçe për shpenzime luksi në BSH, deputeti opozitar ka shpërthyer në akuza të forta dhe kërcënime për publikimin e korrespondencës se tij me Bankën, nëse Fullani nuk tërheq sot akuzat e bëra ndaj Braçes për shpifje.

Deputeti socialist, përmes rrjetit social Facebook, i është kundërpërgjigjur guvernatorit Fullani duke thënë:

Guvernatori i Bankes se Shqiperise tha se “shpenzimet kompesim ushqimi” dhe “shpenzimet per sportin” jane investime ne burime njerezore dhe se vajzat e Bankes kane dale kampione te Ballkanit ne volejboll! Ne jemi krenare per to-tha Guvernatori Fullani.

PO MIRE, TURP A KE? Kur thua qe shqiptaret jane prirur ndaj kursimit dhe investimet jane te dobeta, ke moral ti qe shpenzon per ushqim e sport? Natyrisht qe nuk ke piken e turpit! Je vertete zyrtari me i pacipe i ketij shteti, por i denje per te dhe lluksin e tij.

Megjithate, dua te te kthej nje pergjigje:

E para, numrat e publikuar dje nga une jane teresisht te sakte, nxjerre nga dokumenta zyrtare! TI SHPIF, JO UNE E AS MEDIA! Te kerkoj publikisht te terheqesh shpifjen ndaj meje e medias. Sot! Ndryshe neser do te bej publike gjithe korrespondencen zyrtare mes meje dhe BSH, ku jane te gjithe numrat e permendur!

E dyta, shpenzimet per kompesim ushqimi jane mbulimi i nje kontrate teresisht personale te kerkuar prej teje, ne favor te nje kompanie, jo prej punonjesve te BSH!

E treta, shpenzimet per sportin jane teresisht jashte cdo logjike edhe pse po te shohesh numrat jane ulur shume pas 2009-tes kur kane qene ne kulm. Ti duhet te pergjigjesh: paguhen me to perpjekjet e tua per tu kthyer ne elegancen biologjike qe se ke patur kurre?

E katerta, ti nuk pergjigjesh per shpenzimet e qerase. Se ben dot! Jane 1 milion dollare te shpenzuara per qera ne vitin 2011, behen gati 3 milion dollare prej 2009-tes. E gjitha ne nje kohe kur ti ke harxhuar para pa hesap per te blere godina per banken, restauruar te tjera!

Une jam i shqetesuar se keto shpenzime do te rriten edhe me, kur kontrata e rindertimit te godines se BSH skadon ne 4 Dhjetor nderkohe qe godina e Bankes eshte shume larg nga fundi!!!!
AS PER KETE TI NUK PERGJIGJESH DOT! THUAJU SHQIPTAREVE KUSH TA SOLLI KOMPANINE ACMAR, C’LIDHJE KA, KUSH ESHTE LOBISTI I SAJ?

E pesta, ti nuk pergjigjesh as per shpenzimet e transportit, ato qe i klasifikon si “bileta avioni, treni, autobusi”, te tjerat qe i klasifikon si “shpenzime per udhetime biznesi, jashte shteti” qe arrijne respektivisht ne 400 mije e 550 mije dollare vetem per kete vit!

ME CFARE UDHETON TI MOR ZOTNI?

Gjithe sa po shkruaj eshte e verteta!

UNE TE SFIDOJ GUVERNATOR! JEPUA LETRAT GAZETAREVE! NESE SE BEN TI DO UA JAP UNE!
UNE TE SFIDOJ GUVERNATOR PER SE DYTI! HAPI SIRTARET E BANKES PER KONTROLLIN E LARTE TE SHTETIT!

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›