Berisha Haxhi Dede Reshat Bardhi ia doli te rindertoje bektashizmin shqiptar
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit shqiptar dhe botëror”.
Me këto fjalë, është shprehur kryeministri Berisha për Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhin, gjatë ceremonisë mortore të organizuar për nder të tij në Pallatin e Kongreseve.
“Ai me përkushtimin e tij të madh dhe virtytet e tij, ia doli të rindërtojë bektashizmin shqiptar, i cili ka qenë për shqiptarët, edhe besim, edhe atdhetari”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.
Duke shtuar se ishte pikërisht Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i cili ia doli ta shndërrojë atë në një simbol të fuqishëm të harmonisë, tolerancës, besimit dhe shpresës.
“Me këtë rast, unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe gjithë udhëheqjes së bektashinjve shqiptare kudo që ndodhen.
Por edhe besimtarëve shqiptarë, të cilët humbin sot një udhëheqës, një burrë i cili me aftësitë e tij, riktheu në këtë vend bektashizmin.
Uroj që shpirti i Baba Reshatit të gjejë dritën dhe paqen”, përfundoi fjalën e tij me këtë rast, kreu i qeverisë.