E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Dosjeve

Komuniteti i Monitorimit në Këshillin e Evropës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, për pezullimin e ligjit të dosjeve. Përmes një deklarate nga Komuniteti i Monotorimit të KE është theksuar aprovimi i vendimit të Kushtetueses për Dosjet. Edhe pse ky vendim nuk është pritur mirë nga mazhoranca shqiptare, bashkëraporterët e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KE, për Shqipërinë Jaakko Laakso dhe David Wilshire e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të pezulluar implementimin e Ligjit kontroversial të Lustracionit, një zhvillim të mirëpritur. Në deklaratë, ata theksojnë se Gjykata Kushtetuese përdori pushtetin e vet për të pezulluar zbatimin e ligjit, derisa të merret një vendim final në bazë të ankimit të bërë nga Partia Socialiste, Shoqata e gjyqtarëve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Gjykata ka përdorur fuqinë e saj për të pezulluar implementimin derisa të ketë marrë një vendim final për ankimimet e depozituara nga Partia Socialiste, Shoqata e Gjykatësve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, theksuan ndër të tjera ata. Raportuesit e KE, Jako Lakso dhe Dejvid Wilshire thonë në këtë deklaratë se vendimi i Kushtetueses shqiptare është lehtësues pasi u gjet një mënyrë për tu ndalur dhe për të reflektuar mbi detajet e këtij ligji, ndërkohë që bëjnë të ditur se periudha e pritjes së ndihmës nga Komisioni i Venecias do të shërbejë si moment reflektimi, për ligjin aktual i cili ka nevojë për ndryshime. Raportuesit e KE u takuan javën e shkuar me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo në Tiranë dhe ata kërkuan që gjykata ti referohej edhe ligjeve europiane si dhe parimeve demokratike të të drejtave të njeriut, kur të merrte vendimin e saj. Këshilli i Evropës e ka konsideruar ligjin aktual të miratuar nga maxhoranca , si ligj që ka nevojë për ndryshime. Duke u shprehur të kënaqur për vendimin e Gjykatës, bashkëraporterët thanë se ishin të lehtësuar që një mënyrë u gjet për të pushuar dhe reflektuar mbi detajet e këtij ligji tepër kontroversial. Wilshire shtoi më tej se: Askush nuk thotë se Shqipëria nuk duhet të ketë një ligj lustracioni të një lloji, dhe ekspertët po ofrojnë ndihmë për të implementuar një. Megjithatë disa nga detajet e ligjit aktual duan me të vërtetë modifikim.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›