Brace shkel vendimin e asamblese Per asnje ofiq nuk leviz nga Berati
Deputeti i Partise Socialiste ne Qarkun e Beratit Erjon Brace ka shfrytezuar nje mbledhje te rastit me strukturat e PS-se se rrethit per te dale para medias ku eshte shprehur per situaten politike ne vend nderkohe qe eshte prononcuar dhe per levizjet qe pritet te ndermerren brenda PS-se. I pyetur per levizjet e fundit qe priten te zhvillohen brenda strukturave te PS-se ku parashikohet qe Brace te delegohet ne Qarkun e Korces deputeti socialist u shpreh qarte se nuk do te largohet nga Berati per asnje ofiq dhe se do te plotesoje mandatin ne kete qark. Per kete problem kam zhvilluar konsultim te gjere me drejtuesit e PS-se te rrethit te Beratit e Kucoves. Qendron ne fuqi ajo qe kam thene per asnje arsye per asnje moment per asnje ofiq nuk do te leviz nga plotesimi i mandatit tim nga Qarku i Beratit deklaroi Brace. Perpara detyres se anetarit te kryesise kam detyrimin tim para njerezve qe me kane zgjedhur dhe socialistet qe kam punuar e kam ndare gjithe aktivitetin tim. Do te vazhdoj te jem ketu si cdo jave me problematiken e punes per 12 muajt e vitit tha deputeti socialist i cili ka shkelur ne menyre demonstrative vendimin e fundit te Asamblese Kombetare. Po gjate konferences per shtyp deputeti i Qarkut te Beratit eshte ndalur edhe ne problemin sic e ka quajtur ai te ndarjes se bursave te studenteve nga drejtoria arsimore ne kete qark. Sipas Braces ka nje padrejtesi ne ndarjen e bursave pasi ndonese ne Qarkun e Beratit ka nje numer te madh studentesh qe vazhdojne universitetin marrin bursa nga shteti vetem 50 prej tyre dhe sipas Braces ndarja behet ne menyre te padrejte. Ka nje pabarazi totale midis ndarjes se bursave ne rrethin e Beratit midis rretheve dhe qarqeve te tjere nje skandal i konsumuar nga drejtoria arsimore. Ne nje rreth si Berati me nje numer shume te madh studentesh vetem 50 bursa ndahen dhe keto ndahen ne menyre politike dhe te padrejte. Per kete problem une dhe deputeti tjeter i majte do te therrasim ne nje seance parlamentare ministrin e Arsimit pohoi Brace.