E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore PD-PS dhe te vegjlit i japin Ok financimeve

Komisioni i Reformes Zgjedhore miratoi me konsensus skemen e financimit te partive nga buxheti i shtetit. Kjo eshte nje nga pikat e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor e cila ka marre miratimin e te gjitha paleve. Palet kane rene dakord per te ndryshuar skemen e financimit te partive politike nga buxheti i shtetit. Keto ndryshime qe u votuan ne prani te eksperteve te ODIHR-it percaktojne se financimi do te bazohet jo me sipas mandateve ne Kuvend por sipas numrit te pergjithshem te votave qe subjektet politike do te marrin ne rang kombetar ne zgjedhjet e radhes. Paketa e pare e amendamenteve te miratuara me konsensus ka te beje me ndryshimin e skemes se financimit te partive per fushaten zgjedhore. Per shkak se partite qe nuk fitonin vota por merrnin paraprakisht para nga shteti dhe nuk i kthenin kurre tepricat sic parashikonte ligji nenet perkatese jane ndryshuar. Partite politike pjesemarrese ne zgjedhje dhe qe kane marre jo me pak se 0.5 te votave ne shkalle vendi perfitojne fonde nga buxheti i shtetit ne baze te numrit te votave qe secila parti ka marre ne ato zgjedhje. Fondi per kete qellim percaktohet me vendim te Kuvendit dhe perben ze me vete ne buxhetin e shtetit per vitin zgjedhor perkates. Ky fond nuk mund te jete me pak se sa totali i shumave te shperndara partive politike ne zgjedhjet parlamentare thuhet ne nenin e ri 87 pika 1 dhe 2 te Kodit Zgjedhor. Pra ndarja e parave nuk do te realizohet me mbi bazen e numrit te mandateve ne Kuvend por mbi bazen e votave te fituara nga te gjitha partite politike. Sipas ketij ndryshimi partia e cila nuk kthen fondet perkatese sipas pikes 6 te ketij neni brenda 90 ditesh humbet te drejten e financimeve per nje periudhe kohore jo me pak se 5 vite si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor ne zgjedhjet e radhes pavaresisht llojit te tyre as vetem e as si pjesetare e ndonje koalicioni. Ndersa brenda muajit shkurt parashikohen te votohen kapitujt e tjere. Mesohet se jane lene pezull ceshtja e administrimit te votave perberja e KQZ-se. Afati i perfundimit te reformes zgjedhore eshte 31 marsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›