E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace:Bode mashtroi,arka e shtetit është bosh

Brace akuzoi ministrin e Financave Ridvan Bode se mashtroi dhe nuk bëri transparencën e treguesve fiskal të 7 mujorit të parë, dhe se detyrimi politik i socialiste tyre është bërja publike e shifrave. 

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sërish sot qeverinë se po fsheh gjendjen e financave në vend. Deputeti socialist Erion Brace akuzoi ministrin e Financave Ridvan Bode se mashtroi dhe nuk bëri transparencën e treguesve fiskal të 7 mujorit të parë, dhe se detyrimi politik i socialiste tyre është bërja publike e shifrave.

“Për tre javë u kemi thënë shqiptarëve se arka e shtetit është bosh. Dy herë rresht në më pak se një muaj, guvernatori i BSH, me gjuhën e tij ende përkëdhelëse ndaj qeverisë ka thënë se risku i një likuiditeti pëë qeverinë është i lartë.
Treguesit e përkeqësuar të muajit korrik si dhe të 7 muajve të parë të vitit, tregojnë frikshëm se arka e shtetit është bosh”- deklaroi Brace.

Sipas PS-se fondi rezerve i qeverise ne 7 muaj eshte përdorur ne masen 98 %.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›