Brace:Energjia, goditen shtresat e varfra
“Qeveria dhe personalisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha, sapo i dha nje tjeter goditje, shtresave me te gjera te popullit, permes rritjes se paralajmeruar te cmimit te energjise elektrike, vecanerisht per familjet shqiptare dhe per bizneset”. Ky ka qene shqetesimi i ngritur dje nga Partia Socialiste, e cila nepermjet nenkryetari te Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, vuri ne dukje faktin se rritja e cmimit te energjise elektrike do te varferoje akoma me shume shqiptaret. “Rritja e cmimit te energjise elektrike, eshte nje stimul i ri per nje vale te re te rritjes se cmimeve ne treg. Kjo rritje, vjen ne nje kohe kur shqiptaret po vuajne pasojat e rritjes se cmimeve te nje sere produktesh te konsumit te perditshem, dhe padyshim nje rritje tjeter e energjise, do te sillte nje dem teper te madh ekonomik ne familjet e cdo shqiptari”, nenvizoi Brace gjate fjales se tij.