E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, rritet cmimi 71,5%

Konsumatoret shqiptare, duke filluar nga data 1 mars do e paguajne nje kwh energji elektrike rreth 71,5 per qind me shtrenjte. Enti Rregullator i Energjise Elektrike miratoi dje cmimet e reja te energjise elektrike per vitin 2008, ku rritja me e madhe ishte shenuar per konsumatoret familjare. Keshtu, duke filluar nga muaji i ardhshem, nje familje qe konsumon mbi 300 kwh energji elektrike do e paguaje ate me nje cmim qe arrin ne 12 leke/kwh. Me miratimin e ketyre tarifave, ERE vuri ne zbatim aplikimin e cmimeve te ndryshme per 2 kategori konsumatoresh familjare. Sipas ketij vendimi, familjaret qe konsumojne nga 1 deri ne 300 kwh energji elektrike do e paguajne ate me cmimin e ekzistues, pra 7 leke/kwh. Nga ana tjeter, ata qe konsumojne mbi kete tavan jane te detyruar ta paguajne 1 kwh me cmimin 12 leke.
Ne arsyetimin e ERE per aplikimin e ketyre tarifave, theksohet se “per nje shfrytezim sa me racional te energjise elektrike nga konsumatoret familjare, si dhe per t’i mbrojtur ata nga cmime te paarsyeshme dhe te paperballueshme nga masa e gjere e popullsise, eshte aplikuar sistemi tarifor me dy blloqe”, Sipas deklarates per shtyp te ketij institucioni, behet e ditur se, pas studimeve dhe analizave, konsumi mesatar mujor per familje normale, me 4 persona, eshte deri ne 300 kwh, duke perjashtuar ngrohjen. Kjo sasi eshte vleresuar si blloku i pare dhe cmimi do te jete i pandryshuar, pra me 7 leke/kwh. Po sipas ERE-s, rritja ne masen 71,4 per qind e cmimit per bllokun e dyte eshte bere per te dekurajuar ata konsumatore familjare, te cilet perdorin energjine elektrike per ngrohje, ne vend te energjive te tjera alternative. “Pikerisht, per kete arsye, ERE ka vendosur qe konsumin mujor te energjise elektrike mbi kuoten 300 kwh/muaj, ta vleresoje blloku i dyte, dhe ka caktuar nje cmim prej 12 leke/kwh”. Gjithashtu, ERE per te gjithe ata konsumatore, qe nuk konsumojne energji elektrike gjate muajit dhe fatura ka konsum "zero kwh", por duke qene se KESH kryen edhe ndaj tyre te gjitha sherbimet e leximit te matesit, faturimit, shperndarjes se faturave si dhe mirembajtjes e gatishmerise se rrjetit elektrik, ERE ka vendosur aplikimin e nje tarife sherbimi fikse mujore, prej 200 leke/muaj.
Konsumatoret qe furnizohen nga tensioni i larte me energji elektrike, ku perfshihen klientet e furnizuar me asetet e tyre, do te paguajne cmimin prej 5,20 leke/kwh, nga 4,5 leke qe ka qene me pare. Nderkohe qe konsumatore, te cilet furnizohen nga tensioni i mesem, nga linjat 35 KV, ku perfshihen industrite, tregti dhe sherbime, bujqesi etj., do te paguajne cmimin prej 7,50 leke/kwh, nga 7 leke qe kane paguar deri me tani. Ndersa, ne grupin e konsumatoreve, te cilet furnizohen nga tensioni i mesem 20/10/6 KV, cmimet jane te ndryshme sipas grupeve te konsumatoreve. Keshtu, do te paguajne cmimin prej 8 leke /kwh industrite, cmimin prej 8,50 leke/kwh do ta paguajne tregti dhe sherbime, 9,50 leke/kwh do ta paguajne buxhetoret, 7 leke/kwh do te paguajne furrat e bukes dhe fabrikat e miellit, per energjine reaktive cmimin prej 1,13 deri ne 1,41 leke/kwh, ndersa ne kohen e pikut, do te paguajne cmimin prej 11 leke/kwh. Nder klientet qe furnizohen nga tensioni i ulet, grupi "tregti dhe sherbime" do te paguaje cmimin prej 10 leke/kwh, industrite 9,50 leke/k,h, prodhuesit e miellit dhe furrat e bukes me 7,50 leke/kwh, bujqesia 9,50 leke/kwh, si dhe buxhetoret, 10 leke/kwh. Pas vendimit te djeshem te ERE-se, tarifat e reja te energjise, te cilat do te hyjne ne fuqi me 1 mars 2008 do te jene te vlefshme deri me daten 28 shkurt 2009.
Biznesi, pagesa sipas orarit te konsumit
Per here te pare, Enti Rregullator i Energjise vendos tarifat e reja te energjise, sipas kohes se ngarkeses se rrjetit te furnizimit me energji. Ne vendimin e tij djeshem, Enti ka parashikuar qe te gjithe ato biznese, qe konsumojne energji gjate orareve me ngarkesa me te medha do ta paguajne me shtrenjte energjine e konsumuar. Sipas ERE-s, konsumatoret qe furnizohen nga tensioni i larte me energji elektrike, do ta paguajne energjine e konsumuar gjate orarit te pikut me cmimin prej 9 leke/kwh. Konsumatore, qe furnizohen nga tensioni i mesem, nga linjat 35 KV, ku perfshihen industrite, tregti dhe sherbime, bujqesi etj., do te paguajne energjine me 10 leke/kwh gjate orarit te pikut. Ndersa konsumatoret qe furnizohen nga tensioni i mesem 20/10/6 KV, do e paguajne kete energji me cmimin prej 11 leke/kwh. Ne baze te vendimit te ERE-s, koha "pik" eshte ndare ne dy periudha, sipas stines se dimrit dhe veres. Per periudhen dimerore, "pik"-u do te jete ne datat 1 nentor-31 mars per oraret 18:00-22:00. Ndersa per periudhen verore, "pik"-u do te jete ne datat 1 prill-31 tetor, orari i pik-ut eshte nga ora 19:00-23:00 e mbremjes.
Furrat e bukes, “shpetojne” nga shtrenjtimi
Kriza e cmimeve, qe ka mberthyer vendin, ka bere qe Enti Rregullator te mos aplikoje asnje ndryshim te cmimit te energjise elektrike per furrat e bukes. Ndryshe nga te gjitha kategorite e tjera te konsumatoreve, qe preken nga cmimet e rritura te energjise, furrat si dhe fabrikat e miellit. Sipas listes se miratuar nga Enti, furrat e bukes dhe prodhuesit e miellit qe furnizohen nga tensioni i mesem do e paguajne energjine me nje cmimin prej 7 lekesh/kwh. Ndersa i njejti grup, por qe furnizohet nga tensioni i ulet do e paguajne energjine me cmimin 7,5 leke/kwh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›