E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Tarifat, po legjitimohen vjedhjet

Levizja Socialiste per Integrim akuzoi qeverine “Berisha” se me rritjen e cmimit te energjise po legjitimon vjedhjen e saj nga kundervajtesit. Kryetarja e Komisionit te Ekonomise prane LSI-se, Adriana Civici, ndalur ne vendimin e ERE-s per rritjen e cmimit te energjise elektrike, u shpreh se “rritja e fundit e cmimit te energjise elektrike rendon me tej jeten e perditshme te qytetareve shqiptare”. Madje, po ne kete linje, Civici theksoi se “qeveria ne vend qe te marre masa per rritjen e te ardhurave te vjela nga KESH, duke permiresuar performancen aq shume te kontestuar edhe nga nderkombetaret, me kete rritje cmimi legjitimon fenomenin e vjedhjes se energjise nga kundervajtesit, duke e kthyer ate ne institucion. Deri me sot energjine e paguajne vetem 35 per qind e qytetareve, te cilet me kete rritje te re do te paguajne edhe energjine e 70 per qind te popullates qe realisht nuk paguan”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›