SHBA: Eshte e rendesishme te zgjidhet statusi i Kosoves
UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara thane dje se deshironin ta shihnin Kosoven, e cila pret te shpalle te dielen pavaresine nga Serbia, ta zgjidhe perfundimisht statusin e saj. Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Sean McCormack, tha se diplomacia po ben perpara, por Uashingtoni eshte ende pro pavaresise se supervizuar te Kosoves. "Diplomacia nuk ka ndaluar. Ne vazhdojme diplomacine tone", u tha McCormack gazetareve. Ai tha se Uashingtoni eshte i ndergjegjshem per pikepamjet e Serbise. Kjo eshte nje ceshtje emocionale e ndjeshme, ne e kuptojme kete". Por sic kemi theksuar ne te kaluaren, eshte e rendesishme te arrijme nje zgjidhje perfundimtare per statusin e Kosoves", tha McCormack. "Shtetet e Bashkuara mendojne se nje forme pavaresie e supervizuar...do te coje ne nje rajon me te qendrueshem e me paqesor".
Pjesa me e madhe e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara kane ne plan ta njohin pavaresine e Kosoves, duke thene se Serbia nuk ka te drejten morale per te drejtuar popullin e Kosoves per shkak te mizorise ndaj tyre ne vitet 1998-999 nen regjimin e Slobodan Milloshevicit dhe sepse nuk ka asnje shprese per kompromis.