E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per “Piemonten”, hidhet ne gjyq bashkia

Bashkia e Tiranes, eshte hedhur ne gjyq nga pronaret e Hotel “Piemontes”, dhe asaj i kerkohet ne forme demshperblimi, nje shume parash per demin e shkaktuar. Godina e ndodhur ne rrugen “Gjin Bue Shpata”, ne zonen e stadiumit “Selman Stermasi”, u be objekt i mesymjes se fadromave pak dite me par[, kur zyrtare te baskise thane se po ndermerrnin vendim prishjeje te objektit, pas ankesave te qytetareve.
Vasil Bajraktari pronari i kesaj ndertese ka treguar per “Koha Jone”, se ka hedhur ne gjyq institucionin e qeverisjes vendore ne lidhje me vendimin per prishjen e nderteses se tij, dy kateshe. Sipas tij, ekzistojne te gjitha dokumentet per te cilat vertetohet se “Piemonte”, paguar te gjitha detyrimet ne Bashkine e Tiranes dhe ne institucionet e tjera si dhe dokumentet ku permbarimi ka vendosur per mos prishjen e kesaj ndertese, pasi ishte konform rregullave te vendosura nga shteti. “Qe pas lajmit per prishjen e lokalit tim, ne te cilin punojne familjaret e mi, nuk kam me pune. Kam shkuar ne Bashkine ku kam kerkuar per cregjistrimin nga tatimet dhe taksat por nuk ka pranuar ky institucion qe mbledh taksat”, tregon per “KJ”, Bajraktari.
Duke treguar ehe dokumentet e marra nga ALUIZNI, Permbarimi, bashkia dhe institucione te tjera, pronari i objekti pohon: “Ne i paguajme cdo muaj detyrimet bashkise dhe ajo me nje urdher ka ardhur per te prishur ndertesen tone. Ne keto kushte, pronaret e bar “Piemonte”, familja Bajraktari, prane stadiumit “Selman Stermasi”, ne Tirane te re, kane bere nje kallezim penal ndaj drejtorit te Inspektoratit Ndertimor te Tiranes, Afrim Qendro, pasi ne menyre te padrejte ka nxjerr nje urdher administrativ per prishjen e ketij objekti dykatesh. Sipas pronareve dhe perfaqesuesit te tyre ligjor, avokatit Ilir Malindi, ky vendim nuk mund te zbatohet pasi ata kane nje vendim gjykate ku Inspektoratit Ndertimor i ndalohet ekzekutimi i vendimit nr 141, te 24 dhjetorit qe shkoi.
Artan Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›