Shqiptaret ne pjesen serbe te Mitrovices do te festojne pavaresine
Shqiptaret qe jetojne ne pjesen serbe te Mitrovices, nje qytet i ndare, po pergatiten te festojne shpalljen e pavaresise se Kosoves, qe pritet te dielen dhe jane te vendosur te qendrojne aty edhe pse jane ne pakice. Ne lagjen Bosnjacka Mahala ne veri te Mitrovices, shtepite e shqiptareve jane zbukuruar qe prej disa kohesh me flamurin shqiptar, me shqiponjen e zeze dykrereshe ne nje sfond te kuq. Ketu, askush nuk shqetesohet per qellimin e fqinjeve serbe per ta hedhur poshte pavaresine e Kosoves dhe per te ngritur institucionet e tyre.
Mitrovica eshte nje qytet i ndare nga te dy anet e lumit Iber. Afro 40.000 serbe jetojne ne veri dhe rreth 80 000 shqiptare ne jug. Nje shqiptar i quajtur Bashkim, qe i ka kaluar te 60-at banon ne lagjen Bosnjacka Mahala qe prej 50 vjetesh. Ai ka atje nje dyqan te vogel ushqimesh. "Sigurisht qe do te qendroj. Ketu kam shtepine, kam fqinje serbe kliente. Nuk ndihem fare i kercenuar", rrefen ai. Me sy te gjalle, fytyren e qeshur poshte nje kaskete te vjeter, atij i pelqen te kujtoje se banoret e vjeter te Mitrovices e dine mire se lagjja ishte multietnike "perpara luftes", konfliktit 1998-1999, kur forcat serbe e shtypen ashper separatizmin shqiptar te Kosoves. "Gjerat kane ndryshuar shume. Por une merrem me punet e mia dhe kam vetem nje ambicie: te punoj dhe te jetoj me mire", thote ai duke shtuar se e gjithe familja e tij, gruaja dhe femijet do te qendrojne gjithashtu ne pjesen veriore te Mitrovices.
Prane ures se dyte te Ibrit, me pak e njohur se ajo qe simbolizon ndarjen e qytetit, Agroni 22 vjec ka nje magazine pjesesh kembimi per makina. Nje flamur i madh shqiptar valevitet mbi magazinen e tij. "Ketu eshte Kosove dhe brenda disa ditesh do te festojme pavaresine", thote ai duke siguruar se nuk ka marre asnje kercenim. "Sigurisht qe do te qendroj dhe nuk mendoj se do te kem ndonje problem", siguron ai. Por Nusreti, shofer taksie, 34 vjec, eshte me pak optimist. "Nga te dy anet e qytetit ka persona te eksituar. Ata me ngjallin frike", veren ai. "Besoj se po nuk pati incidente te medha, situata ne terren (ndarja e dy komuniteteve) do te vazhdoje", shton ai.
Megjithate, mundesia e nje ndarjeje te veriut eshte rritur ndjeshem pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne Mitrovice, Asambleja e bashkive dhe lokaliteteve serbe te krahines ka vendosur ne fakt te konstituoje "parlamentin e saj te Kosoves", ne koordinim me Beogradin, gjate zgjedhjeve lokale serbe te parashikuara ne maj.