“Sex Pistols” do të sjellin përsëri himnin kundër Mbretëreshës
Londër, siç raporton “Mail Online”, me sa duket, grupi punk legjendar “Sex Pistos” do të sjellin përsëri këngën e tyre antimonarkiste të vitit 1977 “God Save The Queen”, një nga hitet më të njohura të rrymës punk.
“Sex Pistos” do ta sjellin këngën në kohën kur do të festohet jubileu i 60-të i të qenit në fronin mbretëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Kur Mbretëresha Elizabeth II festoi 25-vjetorin në fron, punker-ët ishin në vendin e parë të listave muzikore pikërisht me këngën “God Save The Queen”.
Tani ata kanë njoftuar se do të sjellin përsëri antihimnin e tyre. Me këtë ata dëshirojnë që të shprehin pakënaqësinë me rendin politik në Britani të Madhe.
Kënga do të dalë në datën në të cilën mbretëresha do të shënojë përvjetorin e 60-të në fronin mbretëror të Britanisë së Madhe, përkatësisht më 2 qershor.
Ndërsa së fundi grupi legjendar ka refuzuar ftesën që të këndojë gjatë mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër.
Grupi është ftuar që me disa kolegë të performojnë më 12 gusht në stadiumin olimpik, mirëpo, anëtarët që janë ende gjallë, të udhëhequr nga John Lydon, e kanë refuzuar ftesën.
(ar.si/BalkanWeb)