E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet një material i ri gjenetik

Krijimi i materialeve të reja gjenetike tashmë është realitet dhe polimerët RNA dhe ADN nuk janë më të vetmit të cilët janë në gjendje të magazinojnë e transmetojnë informacione, dmth të evoluojnë. 

Një hap i madh përpara është bërë pikërisht kohët e fundit me arritjen e krijimit të materialit të ri gjenetik, në laboratorin e Mjekësisë Molekulare në Cambridge. Philipp Holliger është shkencëtari britanik përgjegjës për arritjen i cili sëbashku me kolegë të tjerë europianë dhe amerikanë, ja ka dalë të prodhojë materialin e ri të cilin e ka pagëzuar XNA (xeno nucleic acid) ngjashëm me RNA dhe DNA. Nga bashkëveprimi i këtyre dy të fundit varet, prej miliona vjetësh, jeta në Tokë. 

Eksperimentet e këtij lloji, në teori mund të krijojnë origjinën për forma të reja jete, edhe më shumë se sa mund të mendohej duke modifikuar ADN, apo duke krijuar pjesë të saja me material gjithsesi egzistent. 

Ekspertët thonë se zbulimi është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se egzistojnë polimere të tjera, përveç ADN dhe RNA që mund të përdoren për transmetimin e informacionit gjenetik. 

Materialet e reja mund të jenë të dobishme në shumë fusha të shkencës si mikrobiologjia, mjekësia, bioteknologjia etj.
Por sipas ekspertëve është ende e largët dita për të folur për forma të reja jete të cilat do të mund të lindnin prej këtyre materialeve të reja gjenetike. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›