Portieri Xhejms: Jam pergatitur edhe per 11-metersha
Anglia ka humbur dy here ndaj Gjermanise, pas goditjeve te 11-metershave, ne finalet e Kupes se Botes ‘90 dhe ne Euro ‘96. - “Synimi yne eshte qe te fitojme ndeshjen brenda 90 minutave, pa qene nevoja per kohe shtese,” - theksoi Xhejms. “Edhe nese do te shkojme te goditjet e penalltise, ka mundesi qe Gjermania te humbe. Ne jemi gati te fitojme.” Portieri i Portsmuthit ka bere dy pritje te mrekullueshme, ne ndeshjen e fundit, qe kur zuri vendin e Robert Grin. Ky i fundit gaboi ne ndeshjen e pare me SHBA-ne, cka i shkaktoi barazimin e ekipit te tij qe perfundoi ne vend te dyte dhe tashme duhet te luaje ndaj Gjermanise. Nderkaq, organizatoret jane shprehur se kane nisur kontaktet me policite e dy vendeve per nje organizim me te mire te Kupes se Botes