Oktapodi “orakull”, Gjermania fiton me Angline
Nje oktapod i lindur ne Angli, por qe jeton aktualisht ne nje akuarium, ne Oberhauzen te Gjermanise, ka parashikuar se skuadra e Joakin Levit do te fitoje ndaj Anglise, ne ndeshjen e dites se neserme. Oktopodi njihet me emrin Paul dhe eshte kthyer ne nje orakull, pasi ka mundur te parashikoje gjate ketij Boterori se skuadra gjermane do te fitonte ndaj Australise, do te mundej nga Serbia dhe ne fund do te fitonte edhe ndeshjen me ekipin e Ganes. Oktapodit i eshte dhene i njejti ushqim, por me dy flamuj, ate te Gjermanise dhe te Anglise dhe ne fund ai ka zgjedhur ushqimin e pare. Pas kesaj zgjedhje lajmi eshte perhapur me te shpejte ne Gjermani dhe dhene Angli. E zonja e akuariumit shprehet e entuziazmuar me parashikimet e oktapodit. - “Paul zgjodhi flamurin e Gjermanise. Ai i ka gjetur te gjitha parashikimet e ketij Boterori. Ne Euro 2008 ai gjeti kater ndeshje, nga pese perballje te Gjermanise.” Parashikimi i ketij orakulli ka entuziazmuar tifozet gjermane. Ndeshja me e famshme mes ketyre dy ekipeve eshte finalja e vitit 1966, kur Anglia fitoi ndaj Gjermanise titullin e vetem te Kupes se Botes.