E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bradley, zyrtarisht selektor i Egjiptit

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 19:15

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai arriti të dielën. Bob Bradley është selektor i ri i Egjiptit. Pasi u shkarkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), trajneri amerikan vendosi të shpërngulej në Azi.

53 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2014. Kjo kontratë mund të shkëputet automatikisht, nëse Egjipti nuk arrin të kualifikohet në Botëror.

Pikërisht kualifikimi në evenimentin që do të mbahet në Brazil, pas tre vjetësh, është objektiv i radhës i Bradleyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›