Mesi falënderon shokët

Lionel Messi i ka falënderuar shokët e skuadrës në Barcelonë, pasi shënoi tre gola në fitoren 5:0 ndaj Atletico Madridit.
Sulmuesi argjentinas thotë se vetëm loja kolektive mund ta sjellë rezultatin. Golat tjerë për katalunasit të shtunën mbrëma i realizuan David Villa dhe Miranda (autogol).
“Më duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët. Kemi treguar se kur luajmë mirë, e shijojmë futbollin”, deklaroi ylli argjentinas për të përditshmen spanjolle, AS. Ai e lavdëroi skuadrën kundërshtare, edhe pse ekipi i Pep Guardiolës fitoi lehtë dhe me rezultat të thellë.
“Ishte një lojë e vështirë pasi Atletico vinte me një mbrojtje të mirë. Ata posedojnë një ekip të mirë dhe e morën respektin tonë nga minuta e parë. Por, goli e qoi lojën në favor tonin dhe ne me lehtësi e morën kontrollin e lojës”, Barcelona renditet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligas.
Ekipi Gregorio Manzanos shkonte në Nou Camp me mbrojtjen më të mirë në kampionatin spanjoll deri tash, por ajo u thye përballë ‘stuhisë’ katalunase.