Van Persie në Manchester City?

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 20:17
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, mund t’i bashkohet ish bashkëlojtarit Samir Nasri në Manchester City, nëse nuk merret vesh me udhëheqësit klubit për vazhdimin e kontratës. Sipas mediave angleze, ‘Citizens’ janë të gatshëm t’i ofrojnë 35 milionë euro për sulmuesin holandez.
Van Persie ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit deri në qershor të vitit 2013. ai paguhet 100 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e Roberto Mancinit do të mund ta merrte dyfishin.
Ai ka mbetur i zhgënjyer pas largimit të yjeve nga ‘Topçinjtë’, kështu që holandezi mund ta ndjek rrugën e Fabregasit e Nasrit në janar.