E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maksimumin në Serie A e Champions

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 22:19

Clarence Seedorf është gjithmonë gati, kur Milani ka më së shumti nevojë. Mesfushori holandez ka bërë që të harrohen mungesat e shumta dhe e udhëhoqi ekipin Rossoner drejt fitores së parë të sezonit të shtunën mbrëma, ndaj Cesenës së Erjon Bogdanit.

Numri 10 i kampionit aktual të Italisë e dhuroi një ‘magji’ në fillim të ndeshjes, duke e shënuar super-golin e fitores. Ish futbollisti i Ajaxit, i Real Madridit dhe i Interit beson se kuqezinjtë mund të kenë një sezon të suksesshëm.

“Milani mund të luftojë si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Vjet kemi vuajtur në Evropë, por këtë vit duhet ta aspirojmë maksimumin”, tha Seedorf për televizionin Sky pas ndeshjes me Cesenën.

Trajneri Massimiliano Allegri të shtunën e ka dhënë një deklaratë të veçantë, duke thënë se do të ishte një mundësi e mirë po të mund të klonohej Seedorf. “Është një kompliment i mirë, e falënderoj. Po kalojmë nëpër një moment mjaft delikat, me shumë mungesa, por jemi duke e demonstruar se jemi skuadër kolektive. Dëshiroj t’i bëj komplimente të gjithëve”, shtoi ai.

Ish përfaqësuesi holandez e ka përshkruar edhe golin që e realizoi të shtunën. Ai tregon se goditja e tij ishte një gjuajtje-kros, të cilin e kishte ushtruar edhe në stërvitje. Gjatë verës kishte shumë dyshime rreth vazhdimit të kontratës me Milanin.

Por, Seedorf tregon se ishte i qetë gjithnjë dhe se ishte çështje kohe kur do të nënshkruante me Rossonerët. Në fund, Seedorf e ka lavdëruar edhe talentin e ri El Shaarawy, për të cilin mendon se do të bëhet lojtar i madh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›