E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, dëmtohet makina e ambasadorit amerikan

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rreth 50 protestues në Pekin kanë rrethuar makinën e ambasadorit amerikan në Kinë, duke i shkaktuar dëme të vogla.
 

Ambasadori Geri Lok nuk është plagosur por diplomatët kanë shfaqur shqetësimin te Ministria e Jashtme kineze në lidhje me incidentin.
 

Grupi ishte pjesë e mijëra kinezëve që u përfshinë në demonstratat anti-japoneze, që kaluan edhe afër ambasadës amerikane.
 

Njerëzit në tërë Kinën u përfshinë në protesta në ditët e fundit për shkak të vendimit të Japonisë, për të blerë disa ishuj, për të cilat pretendon edhe Kina.
 

SHBA-ja, e cila është aleate e Japonisë, ka qenë në shënjestër të zemërimit kinez.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›