Tragjedia, Bime në prokurori
Prokuroria thërret Flamur Bimen. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës është marrë në pyetje dje nga oficerë të policisë gjyqësore, në cilësinë e personit të ka dijeni për ngjarjen. Zyrtarisht, prokuroria nuk ka asnjë akuzë për kryebashkiakut, që është njëkohësisht kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit, që dha lejen për ndërtimin që shkatërroi pallatin pesëkatësh në Gjirokastër. Por, megjithëse nuk është zyrtarisht person nën hetim, Bime do të ketë punë me prokurorinë gjatë gjithë kohës së hetimit për çështjen. Edhe ai vetë e pohoi këtë dy ditë më parë, kur doli në një konferencë shtypi për të deklaruar se nuk jepte dorëheqjen, edhe pse pritet të hetohet.
Kryetari i bashkisë, Flamur Bime dhe nënkryetari i saj, Vangjel Muço u pyetën dje në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën, ku humbën jetën tre persona. Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës bënë të ditur dje se kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, është pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për 120 minuta. Pyetjet që i janë bërë Bimes kanë pasur lidhje me procedurat e ndjekura për dhënien e lejes së ndërtimit për një qendër tregtare, fare pranë pallatit pesëkatësh që u shemb. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pallati i ngritur në një kodër u shemb, si pasojë e hapjes së themeleve për ndërtimin tjetër, të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Gjirokastër. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, pas daljes nga prokuroria, kryebashkiaku Bime deklaroi se "bashkia po harton një plan akomodimi për 14 familjet e prekura nga tragjedia dhe së bashku me pushtetin qendror po punohet për sistemimin sa më të shpejtë të tyre".
Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës vendosi dje masën e arrestit "me burg" për pesë nga nëntë të arrestuarit, të cilët dyshohen si shkaktarë të shembjes së pallatit të lagjes "11 Janari" në këtë qytet. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu, pasi shqyrtoi për më se pesë orë dosjet penale. Gjergji Meçe, inxhinier zbatues i shoqërisë së ndërtimit "ARTI" sh.p.k, Luan Bufi, inxhinier ndërtimi i kësaj shoqërie, Afërdita Papamihali, sekretare e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), pranë Bashkisë së Gjirokastrës, Alfred Mamani, shef i urbanistikës në bashkinë e qytetit, si dhe Sotiraq Janora, president dhe drejtues teknik i shoqërisë së ndërtimit "ARTI" sh.p.k., do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg deri ditën e gjykimit. Burime zyrtare nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, bënë të ditur se këta të ndaluar do të dërgohen sot në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës. Ndërkohë, gjykimi për katër të ndaluarit e tjerë është shtyrë për 24 orë, për shkak të mbingarkesës gjyqësore.