Braho: Nuk kemi bese per zgjedhjet
Partite e vogla politike kundershtojne ashper menyren e funksionimit te komisionit te posacem te reformes zgjedhore. Anetari i LSI, Spartak Braho, u ankua dje ndaj censurimit te medies, e cila nuk u lejua te ndjeke mbledhjen e komisionit. “Eshte nje strategji qe po ndiqet nga PD-PS, qe kane frike nga opinioni. Nuk duan te shfaqen me ato qe duan te hedhin ne tavoline”, tha Braho. Sipas tij, deri me sot, komisioni ka mundur te miratoje vetem pese nenet e para te Kodit Zgjedhor, qe po hartohet nga fillimi dhe nuk po arnohet ai i vjetri. Nene qe, sipas deputetit te LSI, nuk shkaktuan debate ne komision, pasi flasin per parime te pergjithshme te zgjedhjeve. “Nuk pati diskutime, po ne ruhemi sepse pas modaliteteve, apo pas gjerave te rendesishme, fshihet djalli, kur eshte fjala per te interpretuar dispozitat ligjore”, theksoi ai, duke shtuar se nuk ka bese ne dy partite e medha.