E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor, sot konferenca e kryetarëve

Dekreti presidencial për rishqyrtimin e Kodit Elektoral mund të nisë diskutimin parlamentar javën e ardhshme, por ende ekziston problemi i pazgjidhur se cili komision do ta shqyrtojë atë. Zgjidhja për kodin pritet të vije sot nga konferenca e kryetareve të grupeve parlamentare, e cila duhet të shqyrtojë si opsionin e kalimit të dekretit në komisionin e ligjeve, ashtu edhe ate të ringritjes së komisionit të posaçëm që hartoi Kodin Elektoral. Nëse miratohet opsioni i pare, ai i komisionit te ligjeve, palët i druhen përballjes me shkeljen e rregullores, që teorikisht i hap rrugë takimit të vendimit në Gjykatën Kushtetuese. Nëse vendoset për ringritjen e komisionit që negocioi dhe miratoi Kodin Elektoral, gjë që përputhet me respektimin e rregullores, ekziston sërish një mundësi jo vetëm teorike, që vonon hyrjen në fuqi të kodit, pasi negociatat mund të rihapen sërish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›