Brajan Adams, sekreti i tij, të fotografojë femrat seksi
E kemi njohur si këngëtarin që njeh dhe i këndon dashurisë, jemi njohur me baladat e tij të mrekullueshme, por kurrë nuk kemi menduar se mund të shkonte përtej kësaj. Vetëm tani, këngëtari Brajan Adams zbulon sekretin e tij për fotografinë dhe modelet që kanë pozuar për të. “Më pëlqen të njoh fillimisht personin që do të fotografoj. Më pas edhe ai duhet të më njohë”. Kështu Adams shpjegon për revistën e njohur “Max” sekretin e të qënit një fotograf i zoti. Të shumta kanë qenë personalitetet që kanë pozuar për të, duke përmendur: Pamela Anderson, Pink, An Nikol Smith dhe Lindsi Lohan, por edhe yje të tjerë ndërkombëtarë si Katerina Murino (thashethemet flasin për një flirt mes këngëtarit dhe aktores). Pyetur se kë do të preferonte të kishte në objektivin e aparatit të tij fotografik, Brajan shprehet: Uma Thurman, e ëndërroj”.
Natali Portman
Aktorja, e varur nga çokollata
Me një fizik tepër elegant, nuk të jep përshtypjen se i pëlqejnë ëmbëlsirat. Në të vërtetë është pikërisht kështu. Natali Portman rrëfen se ajo ka varësi nga çokollatat. Aktorja e filmit “New York, I Love You”, ka marrë disa dhurata prej çokollate për Pashkë. “Jam e varur nga çokollata. Më pëlqen gjithçka prej çokollate. Është një dobësi e madhe e imja dhe të gjithë që i njoh, miqtë dhe familjarët, e dinë se si mund të më kënaqin mua”, ka thënë aktorja 28-vjeçare, duke pohuar po ashtu se asnjëherë nuk është munduar të ruajë linjat e saj dhe nuk do të mundte kurrë të hiqte dorë nga ushqimet që preferonte më shumë.
6 Prill 2010