Pakistan, seri sulmesh vetëvrasëse në Peshavar, 50 të vrarë
Një seri sulmesh vetëvrasëse kanë ndodhur ditën e djeshme në Peshavar të Pakistanit, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 50 vetë. Mediat ndërkombëtare bërë të ditur se, 43 persona humbën jetën në veri-lindje të qytetit, si pasojë e një atentati vetëvrasës që kishte si shënjestër anëtarë të një partie nacionaliste. Më pas, një tjetër sulm ka ndodhur ndaj konsullatës amerikane të Peshavarit, ku pasi u vranë 7 persona, u regjistruan edhe një seri shpërthimesh dhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe atentatorëve. Përgjegjësinë për sulmin kundër Konsullatës së SHBA-ve e kanë marrë militantët talibanë në Pakistan. Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Azam Tariç, këtë përgjegjësi e mori në një bisedë telefonike me agjencinë “Rojters” nga një lokacion i panjohur. Ai i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armike” dhe tha se planifikohen edhe sulme të tjera.
6 Prill 2010