Braktis Nevil Dede, Mukaj zëvendëstrajner?
Tirana
Kriza e Tiranës zgjerohet akoma më shumë. Pas ndëshkimeve të Disiplinës për incidentet e dhunshme, akuzat ndaj gjyqtarëve dhe rezultatet e dobëta, tani braktiset edhe nga zëvendëstrajneri Nevil Dede. Ai ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të dytë, pasi drejtuesit e klubit, edhe pse i premtuan një kalim të tijin si trajner i parë pas pezullimit prej një viti të Tafajit, nuk kanë reaguar. “Për momentin më vjen keq që jam pjesë e Tiranës, edhe pse ndihem pjesë e saj. Kam dhjetë ditë që kam biseduar me drejtuesit e ekipit dhe nuk mund të vazhdohet kështu. Me një person siç është trajneri i tanishëm, unë nuk mund të vazhdoj të bashkëpunoj. Për mua është shumë e vështirë që të largohem nga Tirana, por ka ardhur koha që dikush të reagojë”, nënvizoi dje Dede, aktualisht i tërhequr nga bardheblutë.
#