E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtange: Shqipëria, më e mirë se në Euro 2008

Bjellorusia

Oto Bariç drejtonte Shqipërinë kur ajo humbi 4-2 në Tiranë me Bjellorusinë, në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Euro 2008, ndërsa në atë bjelloruse ishte gjermani Bernd Shtange. I njëjti trajner drejton edhe tani Bjellorusinë. Josip Kuzhe tregoi se kishte shkëmbyer disa mendime me rivalin në ambientet e hollit ku u hodh shorti në Varshavë, menjëherë pas finalizimit të tij. “Bernd më tha se Bjellorusia kishte fituar dy-tre vjet më parë në Shqipëri, por ndoshta ne nuk zhvilluam një ndeshje të mirë, aq sa e tregon rezultati i lojës. Ai më tha se tani Shqipëria është një ekip më i mirë”, tregoi Kuzheja detajin e bisedës me trajnerin kundërshtar. Shtange, përveç Bjellorusisë, ka drejtuar edhe Omanin në rang kombëtaresh. Ai ka marrë stolin e Bjellorusisë në 2007-ën, ku zëvendësoi bjellorusin Juri Puntus.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›