E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momenti më i mirë në karrierë

Uejn Runi

Pas një tjetër ndeshjeje te Mançester Junajtid, ku Uejn Runi u bë protagonist me golin e shënuar, sulmuesi deklaroi se po përjeton momentin më të mirë në karrierë. 24-vjeçari, i cili është shndërruar në liderin e “Djajve të Kuq”, që prej largimit të Kristiano Ronaldos, deklaroi: “Po luaj futbollin më të mirë në karrierë, por mbi të gjitha po e shijoj këtë moment, sepse gjithçka po ecën më së miri për mua dhe për skuadrën. Shpresoj që të vazhdoj kështu, nuk kam përcaktuar ndonjë objektiv në vetvete, thjesht përpiqem të shënoj sa herë që zbres në fushë”. Me 21 gola në vetëm 24 ndeshje, Runi ka barazuar paraqitjen e tij më të mirë sezonale te Junajtid dhe kryeson tabelën e golashënuesve me katër rrjeta më shumë se Didiër Drogba.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›