Braktis femijet dhe bashkeshortin, zhduket 33-vjecarja
LIBRAZHD - Zhduket pa lene asnje gjurme, nena e dy femijeve. Policia e Librazhdit ka shpallur ne kerkim Valbona Hoxhen, 33 vjec lindur ne Skroske dhe me banim ne komunen e Hotolishtit, te nenprefektures se Librazhdit. Ajo akuzohet per vepren penale te "braktisjes se femijeve te mitur". Ngjarja per te cilen policia po kerkon 33-vjecaren, ka nisur qe ne daten 10 te ketij muaji. Sipas burimeve nga policia, ne kete dite, nena e dy femijeve eshte larguar ne menyre misterioze nga shtepia, duke mos lene asnje njoftim dhe adrese. Bashkeshorti Jonuz Hoxha dhe familjaret e tjere, kane nisur kerkimet tek te afermit dhe miqte, por nuk kane mundur te gjejne 33-vjecaren. Pasi kane humbur te gjitha shpresat, Jonuz Hoxha ka depozituar kallezim penal ne polici. Me te marre denoncimin, policia lokale ka nisur kerkimet. Fotot e gruas jane shperndare ne disa komisariate dhe ne te gjitha pikat doganore. Oficere te policise gjyqesore, kane marre ne pyetje bashkeshortin Jonuz Hoxha, i cili ka dhene shpjegimet e tij ne komisariat. Sipas burimeve gjate deshmise se tij, Hoxha ka deklaruare se nuk i di arsyet e largimit te gruas nga shtepia. Dyshohet se Valbona Hoxha, nuk ka pasur marredhenie te mira me bashkeshortin dhe familjen e tij. Megjithate prokuroria dhe policia, kane ngritur disa pista te tjera per zhdukjen e gruas. Deri me tani nuk ka asnje gjurme jete per nenen e dy femijeve te mitur.
F. Salliu
F. Salliu