Humb ne kazino, vetevaret i riu
Bardhyl Bejko
SARANDE - Nje i ri eshte gjetur dje i pajete ne nje ndertese ne Sarande, nderkohe qe policia tha se behet fjale per nje vetevarje. Dyshimet e policise jane qe, i riu t'i kete dhene fund jetes pasi kishte humbur gjithcka ne kazino dhe nga depresioni u vetevar. Ngjarja ka ndodhur ne Sarande ne rrugen Sarande -Butrint ne kilometrin 2, rojet e nje objekti shumekatesh kane gjetur te varur 23-vjecarin, Flatun Shehaj. I ardhur nga Kuta e Mallakastres, vite me pare dhe banues ne qytetin e Sarandes prej disa vitesh ai ishte i njohur si person me precedent penal dhe kontingjent i policise. Rojet e objektit pasi kane konstatuar se i riu ishte varur ne kolonat e nderteses se paperfunduar dhe trupi i tij lekundej nga era kane njoftuar policine, e cila ka shkuar me urgjence ne vendngjarje se bashku me grupin hetimor, ku ka gjetur te varur me litar ne gryke te riun. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes, policia ka nisur procedurat e para hetimore dhe ka dale ne perfundimin se viktima i kishte dhene fund jetes vete, per shkak te depresionit.
Sipas te dhenave te marra ne vendngjarje, vetevarja eshte kryer ne oret e mesnates duke u gdhire e dita e djeshme. Vendi i zgjedhur per t'i dhene fund jetes eshte ne nje zone ku gjate oreve te nates nuk ka levizje, aq me teper qe ndertesa nuk ka qene e perfunduar. Por pozicioni qe eshte gjendur trupi i pajete, ka bere qe grupi hetimor te verifikoje imtesisht ne se ishte nje vetevarje apo mos valle dikush e ka varur te riun. Po pas verifikimit te trupit te pajete, nuk eshte gjendur gjurme ne trupin e tij qe te tregoje se eshte dhunuar nga persona te tjere. Policia tha se, kjo eshte vetevarje e paster. Me pas trupi i pajete eshte transportuar ne mjediset e morgut te spitalit te Sarandes.
Flatun Shehaj, ka kaluar jeten ne nje kalvar peripecish. Vjedhjet ne seri, kalimet e paligjshme te kufirit, trafikimi i qenieve njerezore kundrejt pageses, deri tek loja ne kazino, kane perbere portretin e te riut. Ishin pikerisht parate e humbura dhe borxhet e marra here pas here, akti i fundit qe coi Shehajn drejte vetevarjes.
Qe nga viti 2005 e deri me tani, Shehaj ishte vene ne prangat e policise pese here, per vepra te ndryshme penale. Ne vitin 2005, ia kishte vjedhur nje banese ne qytetin e Fierit. Por per shkak te moshes se re, ishte 18 vjec ai ishte denuar me 6 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai ne rolin e udherrefyesit kishte shoqeruar nje grup te rinjsh, per t'i kaluar si klandestine ne Greqi. Edhe per kete rast, eshte ndaluar nga policia dhe eshte gjykuar nga gjykata. E me pas, ai kishte rene ne pranga dhe tre here te tjera, per vepra te ndryshme penale.
Loja
Flatun Shehaj, kishte dite qe qendronte neper kazinote e shumta te qytetit te Sarandes. Ai nuk punonte, nderkohe qe borxhet shtoheshin, pasi ai luante ne kazino me shuma te ndryshme parash. Ditet e fundit ai ka qene per ore te tera ne kazino, ku edhe ka humbur parate qe kishte.