E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktis foshnjën, policia arreston 18-vjeçaren

13/05/2010 Ishte endacake

Braktisja e foshnjës ka vënë para përgjegjësisë penale një vajzë 18-vjeçare, e cila ka vendosur ta lërë në rrugë foshnjën. Bebja 6-muajsh është gjetur nga 30-vjeçarja Marie D., e cila më pas e ka dorëzuar në polici. Nga të dhënat paraprake mësohet se foshnja është braktisur nga 18-vjeçarja Resmie Fuskia e lindur dhe banuese në Kavajë. Kjo femër njihet nga policia si endacake rrugësh, ndërsa ajo është larguar nga prindërit në moshën 15 vjeçe. Një vit më parë ajo ka mbetur shtatzënë në mënyrë të paligjshme dhe më pas ka sjellë në jetë foshnjën, të cilën ka vendosur për ta braktisur një ditë më parë në një rrugë qorre në Durrës. Sapo policia ka mbledhur të dhëna lidhur me nënën e foshnjës është vënë në kërkim të 18-vjeçares. Nga të dhënat policore mësohet se Resmia Fuskia për më shumë se 2-3 vite kishte dalë në rrugë dhe kërkonte lëmoshë. Sipas pohimeve policore mësohet se kjo femër për të mbijetuar shiste edhe trupin, duke ushtruar prostitucion. Fëmija që më pas është braktisur ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. 18-vjeçarja ka rënë pre e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit dhe për këtë arsye ajo është detyruar të braktisë fëmijën e lindur pak muaj më parë. Endacakja nga Kavaja është arrestuar dje në mesditë, ndërkohë që foshnja e saj është dërguar në shtëpinë e pritjes së lindjes nën kujdesin e bluzave të bardha. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›