Përse po vdesin vlerat tradicionale kulturore të Korçës
13/05/2010 Mullinjtë e erës, tradita të vjetra mbi rrethana të reja
Gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se ringjallja e vlerave tradicionale kulturore të Korçës, siç janë serenatat, karnavalet, ballot me maska, gatimi i paçes dhe i kërnackave, po bëhet gjithnjë edhe më i vështirë. Sa më tepër që kalojnë vitet aq më tepër po treten, veniten dhe po humbasin vlerat e rralla të qytetit të Korçës. Gjithë kryebashkiakët e këtij qyteti, që nga i pari e deri te i fundit që kanë ardhur dhe ikur kanë bërë përpjekje të shumta për t’i ringjallur ato, madje duke vënë në dispozicion të tyre (traditave kulturore) edhe fonde, por në të vërtetë, në çdo rast, evenimente të tilla kanë kaluar pa zgjuar ndonjë interes të madh te qytetarët dhe për më tepër pa lënë asnjë gjurmë në shpirtin e kulturës së këtij qyteti. Në zanafillën e tyre, as karnavalet, as ballot me maska, as serenatat, as gatimi i kërnackave dhe i paçes, as ahengu me violina i romëve dhe egjiptianëve, as kabaja apo sazet popullore të trashëguara nga qyteti i Leskovikut, i Ohrit dhe Manastirit, nuk e sollën kryetarët e bashkive, ato ishin pjesë përbërëse e jetës e kulturës dhe e shpirtit të vetë banorëve që jetonin në këtë qytet, e rrethanave në të cilat u formuan si komunitet, pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve të vetë banorëve. Sigurisht që gjithë ky dëshpërim (vdekja e traditave) e ka një sekret, të cilin do ta shpjegojmë më poshtë. Me ndryshimin e rrethanave ndryshon edhe gjithçka që ka lindur prej tyre.
Përpjekje të dështuara
Përpjekjet e gjithë kryetarëve të Bashkisë të qytetit të Korçës, veçanërisht gjatë viteve të demokracisë, sepse më parë gjithçka ishte e pamundur, kanë pasur ngjasim me përpjekjet e Don Kishoti, që luftonte me mullinjtë e erës. Që të gjithë kanë kërkuar (sinqerisht ose jo) ringjalljen e karnavaleve, serenatave, ballove me maska, sazet popullore, artizanatet e vjetra etj, por në asnjë rast nuk e kanë fituar “luftën”. Të dëshpëruar nga mossuksesi i përpjekjeve të tyre, tashmë kanë filluar që të krijojnë tradita të tjera, siç mund të përmendim njërën prej tyre, festën e lakrorit, që as ka qenë ndonjëherë traditë e këtij qyteti, dhe as ka për të qenë në të ardhmen. Vetëm traditat nuk shpiken nga kryebashkiakët, cilëtdo qofshin ata, ato (traditat) mund të konsolidohen prej tyre, vetëm nëse vihet re se ekziston si prirje e vetë komunitetit, në të kundërt, gjithçka shndërrohet në një farsë. Dhe të gjitha këto (përpjekjet) i trumbetojnë si ringjallje të turizmit, si afrim të turistëve dhe vizitorëve me qytetin e Korçës, etj, madje nuk ngurojnë të japin edhe shifra në rritje nga viti në vit të mysafirëve që vijnë në Korçë. Në të vërtetë e gjitha kjo mbetet një mashtrim. Ata që vijnë dhe do të vazhdojnë të vijnë, kujtojnë se në Korçë do të gjejnë qytetin e serenatave, të ballove dhe të dëfrimit, të ahengut dhe të kërnackave, të paçes dhe të pijes, të humorit korçar dhe të surprizave, por në të vërtetë, tashmë kur ka mbërritur edhe stina e verës, nuk gjen qoftë edhe një lokal të vetëm hapur nëse ora ka shënuar 21.00. Ky qytet i mëson turistit dhe vizitorit vetëm regjimin e shtratit.
Ku lindën vlerat kulturore
Nëse dikur në qytetin e Korçës lindën serenatat, nëse në këtë qytet hyri violina dhe mandolina, apo pianoja, (madje me shumë vonesë, vetëm në fillim të shek. XIX), nëse dolën në rrugë karnavalet, nëse u shfaqën ballot me maska, lindja e tyre u kushtëzua nga vetë terreni ku lindën ato. Cili ishte ky terren? Pa asnjë dyshim që ishte Pazari i Vjetër i Korçës, i cili edhe në çastet e fundit të jetës së tij, fill pas ardhjes në pushtet të diktaturës, numëronte 120 dyqane, hane të bukura, të dëgjuar dhe me famë në të gjithë vendin, siç ishte Hani i Elbasanit apo dhe hane të tjera. Në këto ambiente ku nuk mungonin as hotelet, ku vinin njerëz nga të gjitha anët, jo vetëm nga rrethet brenda vendit, por edhe nga Selaniku, Ohri, Manastiri, Stambolli, Venecia dhe vende të tjera të botës, ku takoheshin intelektualë, tregtarë, artisë, instrumentistë ëndërrimtarë dhe poetë, gjenin një mjedis për gjithë ëndërrimet e tyre. Në këto vende mund të porosisje një lakror, kërnacka dhe paçe, mish në hell dhe pije nga më të ndryshmet, pikërisht në këtë vend gjejë të pranishme sazexhinjtë, njerëzit e serenatave, etj. Ata nuk vinin aty se i dërgonin kryetarët e bashkisë, por ishin atje, sepse duke shfrytëzuar talentin e tyre mund të siguronin jetesën. Ishin vetë ambientet, të arkitekturuara për këtë qëllim: çlodhje dhe dëfrim. Të gjitha këto i mbanin të gjalla dhe të përhershme vlerat kulturore të qytetit të Korçës; ishte kjo arsyeja që serenatën e dëgjoje edhe te “Çezma e Shetros”, sepse pranë saj ndodhej kafeneja e dëgjuar e Pandi Osmanllisë, që sot gjithkush e njeh me emrin “Panda”, por që shumë pak njerëz e dinë se nga vjen emri i saj. Pra, gjithçka lindi në brendësi të pazarit, të haneve, të kafeneve dhe restoranteve, të cilat nuk kishin luksin e sotëm, por gjithë intimitetin njerëzor, të cilët për vetë vlerat e painjorueshme që kanë pasur, po detyrojnë biznesmenët e sotëm që të bëjnë të gjitha përpjekjet që edhe lokalet më moderne të tyre t’i kthejnë në atmosferën e 200 apo 300 viteve më parë. Ndërsa në Korçë edhe pse të gjitha këto ekzistojnë, shpërfillen si të mos kishin ekzistuar kurrë.
Pazari i Korçës
Pazari i Vjetër i Korçës po bën 65 vjet që ka vdekur. Gjithnjë është thënë se po bëhen përpjekje për ringjalljen e tij, por asnjëherë këto përpjekje nuk kanë qenë reale. Sot Pazari i Vjetër i Korçës (me qëllim ose jo), mbetet një nga pazaret me të shpërfytyruara, më të përçudnuara se çdo pazar tjetër që mund të gjendet në shkallë vendi. Në këtë pazar gjenden 120 dyqane, por edhe sot e kësaj dite nuk shitet në dyqane, por në tezga, gjë që do të thotë që gjithë sheshi i tij, që nga mëngjesi deri në mbrëmje qëndron krejtësisht i bllokuar, i rënduar nga lëvizjet e njerëzve, duke ofruar një pamje tejet të shëmtuar. Kjo mënyrë organizimi e tregut nuk të lejon as të shohësh hanet, as të kesh mundësi t’i frekuentosh ato ( nëse funksionin ndonjë prej tyre), as të vështrosh arkitekturën karakteristike të ndërtesave, as të kalosh nën harqet prej guri (qemerët), sepse edhe nëse kalon nuk kupton asgjë, sepse çdo njeri mendon vetëm se si mund të dalë nga ajo katrahurë ku është gjendur krejt befasisht, pasi çdo gjë është më e shëmtuar nga sa mund të mendohet. Përse ndodh kështu?. Pazari i Vjetër i Korçës është i shpallur si monument kulture, por as bashkia dhe as Drejtoria rajonale e Monumenteve në Korçë, nuk ka ofruar fonde për të ndryshuar gjendjen e këtij pazari, edhe pse të dyja palët trumbetojnë nga viti në vit nxitjen e zhvillimin e turizmit në Korçë. Dhe jo vetëm kaq, çdo kryetar bashkie që ka zënë këtë post të rëndësishëm, ka ardhur me premtimin se Pazarin e Korçës do ta kthente në qendër të rëndësishme tregtare, të frekuentueshme nga turistët dhe vizitorët. Përfundimi, vetëm premtim dhe asgjë më shumë. Me zotime të tilla ka dalë edhe Ministria e Kulturës, pavarësisht nga fakti se kush ka qenë në pushtet. Madje është thënë në mënyrë të vazhdueshme se do të restaurohen të gjithë ndërtesat dhe dyqanet dhe hanet që gjenden në Pazarin e Korçës. Jo në pak raste është folur edhe për zbatim të projekteve të reja dhe të vjetra, por në asnjë rast nuk ka pasur zbatim të tyre, përveçse mashtrime.
Të vonuar në kohë
Tashmë kanë kaluar 20 vjet nga dita që në Shqipëri filluan të numërojnë vitet e demokracisë, janë bërë përpjekje të shumta për të ringjallur traditat e vjetra, por deri më sot nuk kanë mundur t’ia dalin dot mbanë. Me sa duket të gjithë kryebashkiakët që kanë ardhur dhe kanë ikur kanë menduar se Korçën do ta bëjnë interesante me ndërtimet e reja, me shumëkatëshet që po ngrihen, etj, duke anashkaluar gjithnjë vlerat tradicionale të qytetit të Korçës. Por nëse do të vijohet të ecet kështu, e vërteta do të jetë gjithnjë e më e hidhur: Në qytetin e Korçës do të ketë gjithnjë e më pak vizitorë e turiste, do të ketë gjithnjë e më pak dyqane të hapura në orët e vona të natës, do të ketë më pak dëfrim dhe kënaqësi të ofruar nga qyteti, dhe për më tepër do të ketë më pak punë, më shumë braktisje, më tepër zhgënjim dhe rrudhje të qytetit, i cili ka për të ofruar vetëm lodhje dhe asgjë tjetër. Sigurisht, brezat që do të vijnë, do ta ndërtojnë atë, ndërsa kryebashkiakët e sotëm do të mbahen mend si njerëz që nuk e kuptuan dot asnjëherë se ku qëndronte sekreti i këtij qyteti, i cili që në fillim të shek. XIX nisi të merrte emër brenda dhe jashtë vendit. Ndoshta pas ardhjes së një brezi të ri kryebashkiakësh, do të ketë sërish serenata, ballo me maska, hane dhe hotele, artizanate të ringjallura, karnavale reale, kërshëri për të vizituar Korçën, ku gjithçka të jetë e vërtetë dhe reale, ku asgjë të mos ketë të sajuar dhe artificiale.