E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli, rrefen vrasjen e "Bandes"

Tirane- I penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli ka treguar dje nje nga vrasjet dhe plagosjet e kryera nga organizata kriminale. Per 5 ore me radhe Coli, i ulur ne nje karrige perballe trupit gjykues, ka treguar me detaje te gjitha levizjet e bera per te shkuar tek objektivi i tyre. Vrasja e pare per te cilen ka treguar Coli, ka qene ajo e Tan Sallakut. I penduari ka treguar se ngjarja ka ndodhur ne vitin 1998, pas tentatives se Dritan Sallakut per te vrare Redi dhe Plaurent Dervishin. Nje dite pas ngjarjes, mesohet se kreu i "Bandes se Durresit", Lul Berisha i ka mbledhur shoket e tij ne Spitalle. "Shkova ne Spitalle dhe u takova me Lulin tek klubi i Lates. Ne ate kohe, jashte lokalit ishin Lulezim Berisha, Plaurent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu", rrefeu Coli. "Ata po bisedonin me njeri- tjetrin. Sa shkova une, Luli me tha: "Do te shkosh ne Tirane, tek nje lokal i njohur. Atje, me tha, do takosh nje person me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Pasi ta takosh Gerin do t'i marresh makinen dhe do ta sjellesh ne Spitalle". Une ashtu bera. Shkova takova Gerin, te cilin e kisha takuar edhe 2- 3 here tjera tek shtepia e Plaurentit. Geri ishte rreth 171 cm, me moshe rreth 23 vjec ne ate kohe, floket kacurrela te shkurtra, te zeza, me fytyre te rrumbullaket. I thashe Gerit qe Luli, me kishte thene per t'i marre makinen dhe ai me dha nje makine tip "BME 325" me ngjyre gri e zeze me targa TR, numrat nuk me kujtohen. Mora makinen dhe shkova ne Spitalle, ku me priste Luli. Lashe makinen dhe ika ne shtepine time. Ne darke, rreth ores 18:00 shkova perseri ne Spitalle, ku takova Klodin, Plaurentin, Ilirin dhe Lulin. Keta ishin jashte lokalit, po bisedonin dhe po benin plane si te qellonin Tan Sallakun. Ata e dinin qe Tani rrinte ne nje lokal afer shkolles "7 nentori" dhe cuan nje person qe ta ruante, si dhe t'i lajmeronte kur Tani te shkonte atje. Une nuk e dija se kush do t'i lajmeronte, por do te flisnin me telefon celular. Luli dhe Klodi kishin celular me "20", po une nuk ia mbaj mend numrat, se ka kaluar kohe e gjate", vazhdoi rrefimin e tij Coli. "Rreth ores 19:30 - 20:00 ata u lajmeruan, se Tani kishte ardhur tek lokali. Ata hipen ne makinen "BME" qe solla une nga Tirana. Luli ishte shofer, ne vend te pare hipi Klodi, ndersa mbrapa hipen Plaurenti dhe Ilir Xhunga. Plaurenti kishte nje arme "Skorpions", Klodi kishte pistolete edhe Ilir Xhunga kishte pistolete. Une qendrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtesi dhe Luli ma beri me dore nga makina qe te ikja. Une ika ne shtepi dhe kur shkova atje, mora vesh se ishte vrare Dritan Sallaku dhe ishte plagosur Torra dhe Gim Rexhepi", ka treguar deshmitari.

Tentativa e vrasjes se Sotirit

Pas vrasjes se Dritan Sallakut, i penduari ka treguar per tentativen e vrasjes se Marsel Sotirit. "Per vrasjen e Marsel Sotirit, mblidheshim te shtepia ne Rrashbull, atje erdhen Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Saliu dhe Ermir Dervishi, si dhe une. Ndonjehere une shkoja vete dhe ndonjehere me therrisnin ata. Aty flitej sesi do te organizonin vrasjen e Marselit. Dua te sqaroj, se Marseli punonte ne doganen e Tiranes dhe per levizjen e tij na jepte informacion kunati i R.Dervishit, me emri Gazi. Redi i kishte marre motren atij, per grua. Gjithashtu, per te kontrolluar levizjet e Marselit kur vinte ne drejtim te Durresit kishim lene Julian Mecen ne Maminas, i cili do te lajmeronte ne telefon celular per mberritjen e Marselit. Vezhgimi per levizjet e Marselit vazhdoi rreth dy-tri dite", mesohet te kete deklaruar Coli. Ai ka shtuar se diten e ngjarjes ne mengjes, Lul Berisha e ka telefonuar dhe ky ka shkuar me nje fugon tek shtepia e gjyshit te Lulit, ku ka gjetur Lulin, Klodin, Plaurentin dhe Ilir Xhungen, atje ka qendruar deri ne mesdite. "Aty une mora vesh se Juli kishte dale per te vezhguar Marselin ne Maminas, i cili levizte me makinen e doganes. Ajo ishte nje makine fuoristrade me ngjyre ulliri, me feneline. Rreth mesdites mori ne telefon Juli dhe foli me Lulin, ku i tregoi se po vinte Marseli. Atehere Luli na tha, 'hajdeni shpejt se po vjen'. Lulezim Berisha, Klodian Saliu, Plaurent Dervishi dhe Ilir Xhunga, hipen ne makinen tip "Golf" duke marre secili nga nje automatik "Kallashnikov" ne dore. Ne timon hipi Luli, ne vendin e pare te pasagjerit hipi Klodiani dhe dy te tjeret hipen mbrapa. Mua me lane si detyre qe te merrja makinen "Lancia" dhe te shkoja t'i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Ne makinen qe hipi Luli ishte nje paruke, me duket me ngjyre te zeze dhe tre kapele sportive, me strehe te gjata para. Ata u nisen para meje dhe u shkeputen nga une, ndersa une mora "Lancian" dhe rruges per tek Unaza rashe ne nje grope me uje, e cila ndodhej poshte shinave te trenit. Une kerkova ndihme ne nje shtepi aty prane ku ngeci makina, ne krahun e djathte te rruges per ne plazh. Shtepia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli nje burre i moshes 40 vjec, nxori makinen e tij veture "Benz" dhe me ate terhoqi derisa nxori "Lancian" nga gropa. Une i thashe qe a mundet ta le makinen tek oborri juaj dhe te vij ta marr neser, dhe ai pranoi. Dua te theksoj se une para se te ikja, pashe pozicionin ku kishte ndaluar "Golfi". Ai ishte afer nje ferre te madhe, ku zune pozicionin Luli, Plaurenti, Klodiani, Iliri. Ne ate pozicion kryqezohej rruga e trenit me rrugen automobilistike Tirane-Durres dhe makinat qe kalonin aty, ishin te detyruara te ulnin shpejtesine. Si rrjedhoje, ishte pozicion shume i pershtatshem per t'u bere prite. Pasi pashe kete vendosje, une ika atje ku shpjegova me siper. Pasi lashe makinen e prishur tek oborri i shtepise se personit qe me ndihmoi, une prita Lulin me gjithe shoket e tjere. Pas rreth 10 minutash, Luli bashke me tre shoket e tjere erdhen ne kembe drejt meje. Ata pane makinen qe ishte prishur, Luli me beri shenje me dore qe te largohesha. Ata u nisen ne drejtim tjeter dhe une ne drejtim tjeter. Une shkova ne shtepi dhe ate dite nuk u takuam me njeri-tjetrin. Po ate dite, une mora vesh se ishin vrare; Viron Curri dhe Arjan Paja, ndersa Marseli ishte plagosur dhe e kishin cuar ne spital ne Tirane. Ate e kishte kapur nje plumb ne qafe dhe nje ne kembe", ka treguar deshmitari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›