E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Rruget, pse denoncuam 10 zyrtare

Kontrolli i Larte i Shtetit permes zedhenesit te tij Edvin Morava, ka publikuar dje ne nje konference per shtyp nje raport mbi kontrollin e ushtruar nga vitin e kaluar, per periudhen nga 1 janari 2005 deri me 31 dhjetor 2006. Raporti vjen nje jave pasi Kryeministri Sali Berisha hodhi "lume" akuzash per Drejtorine e Pergjithshme e Rrugeve duke e cilesuar si institucion shteteror qe vepron ne autonomi dhe pa limit kompetencash. KLSH pretendoi dje se 10 zyrtare te Rrugeve kane abuzuar ne 18 nga 60 tenderet e zhvilluar, me nje dem ekonomik 1 milion dollare amerikane (99.6 milione leke). Ne raportin e KLSH-se, denoncohet zevendesdrejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, Skender Cota dhe nente vartes te tij specialiste te prokurimeve e komisionit tenderues. Ndersa propozohet per shkarkim nga te gjitha funksionet drejtoresha Lejla Saraci. Kjo e fundit eshte larguar gjate vitit 2007, rikthyer ne fund te ketij viti ne te njejten detyre dhe shkarkuar perseri disa dite me pare, duke u zevendesuar nga kreu aktual, Andi Toma.
Zedhenesi i Kontrollit te Larte te Shtetit, Edvin Morava, tha dje, per gazeten "KJ", se dosja e inspektoreve i eshte percjelle prokurorise se Tiranes meqenese ky organ kishte nisur hetimet nje vit me pare per rrugen Durres-Kukes. Por "mekati" i Rrugeve shkon ne 1 milion USD dem ekonomik ne buxhetin e shtetit, qe ne fund te raportit eshte kerkuar qe te kthehet i gjithi ne arke nga pergjegjesit. Kontrolli ka nisur majin e kaluar dhe ka perfshire periudhen e prokurimeve 2005-2006 per 60 tendere te zhvilluar ne Drejtorine e Rrugeve. Ne perfundim, raporti, qe perfshin 9 mije faqe observacione te Ministrise se Transporteve dhe deklarimet e vete zyrtareve te akuzuar, ka cilesuar si abuzive, 18 tendere te zhvilluar. Nder to evidentohen pjese te segmentit Rreshen-Kalimash, te ndertimit te rruges Kalimash-Kukes-Morine. Gjithashtu, tendere te tjere me shkelje teknike e financiare sipas KLSH, jane ato te ndertimit te rruges Ura e Dajlanit-Mauzeleum, Durres, Berat-Lushnje, Lac-Patok etj.
"Ne perfundim te raportit jane kerkuar masa administrative per 8 persona te kontraktuar dhe 15 masa disiplinore per punonjes te Drejtorise se Rrugeve. Ne prokurori jane derguar dy kallezime penale, qe perfshijne 10 zyrtare te larte te institucionit dhe propozuar zgjidhje per veprimtarine e drejtorise", tha zedhenesi Morava, dje. Mesohet se per kallezim penal eshte derguar zevendesdrejtori i Rrugeve, Skender Cota, qe cilesohet si pergjegjes per tenderet abuzive te zhvilluar me demin 99,6 milione leke. Kurse ish- drejtoresha Lejla Saraci, qe gjendet nen hetim edhe nga prokuroria e Tiranes, eshte propozuar per shkarkim nga detyra. Per tete punonjes te tjere, specialiste prokurimesh, juriste e pjesetare te komisionit eshte propozuar gjithashtu ndjekje penale.
Rruget te kalojne ne varesi te Kryeministrit
Ky eshte propozimi i bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit diten e djeshme, pas raportit perfundimtar per tenderet abuzive te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve. Duke verejtur se shkeljet teknike e financiare ne dem te buxhetit te shtetit jane te medha, kreu i KLSH-se, Robert Ceku, ka ofruar si zgjidhje qe DPRr-ja te funksionoje si Ent Kombetar me kompetenca e pergjegjesi me te gjera dhe ne varesi direkt te Kryeministrit te vendit. Gjithashtu jane derguar nje sere masash per ne institucionet e Keshillit te Ministrave, Ministrine e Transporteve e Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, me qellim gjetjen e zgjidhjeve per permiresimin e punes.

Shifrat:
2005-2006 periudha e kontrollit
60 tendere te kontrolluar
13,8 miliarde leke fondi i pergjithshem
30 tendere te verifikuar per 2005
2,6 miliarde leke fondet e akorduara 2005
30 tendere te verifikuar per 2006
11,2 miliarde leke fondet e akorduara 2006
18 tendere te konstatuar me shkelje
99,6 milione leke demi ekonomik

Tendere te dyshuar me shkelje:
Rreshen-Kalimash, ndertim
Kalimash-Kukes-Morine, ndertim
Mauzeleum-Ura e Dajlanit, Durres, ndertim
Qafe Sopot-Qafe Norine, ndertim
Dedaj-Boge, ndertim
Lac-Patok, asfaltim
Berat-Lushnje, asfaltim

Propozimet e KLSH-se:
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve te funksionoje si Ent Kombetar me kompetenca dhe pergjegjesi me te gjera dhe ne varesi te Kryeministrit te Republikes
Shkaku:
Rendesia qe ka DPRR, per zhvillimin e infrastruktures
Vlerat e medha qe prokuron dhe administron
Te metat e konstatuara ne vite
Shkeljet financiare me efekte negative ne buxhetin e shtetit

Masat:
2 kallezime penale ne prokurori
10 punonjes te propozuar per hetim
Largimi i drejtoreshes se DPRR-se, Lejla Saraci
Hetimi i zv/drejtorit te DPRR, Skender Cota
8 specialiste te komisionit e prokurimeve per hetim
Kthimi i te gjithe demit te shkaktuar
8 masa administrative per personat e kontraktuar
15 masa disiplinore, verejtje dhe zgjidhje e kontrates se punes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›